• |
ide | kryesore

Arrestimi i shtetasit rus në veri të Kosovës, reagon UNMIK: Personeli ynë ka imunitet…

Lajme, Të fundit



Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është shprehur sot se zyrtarët e saj kanë imunitet nga proceset ligjore, duke u bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe atë të Kosovës, për çfarëdo lloj veprimi të tyre në cilësi zyrtare.

UNMIK ka lëshuar një komunikatë për media ku ka thënë se personeli i saj është imun nga çdo formë e arrestimit apo e paraburgimit.

“Personeli i UNMIK-ut është imun nga çdo formë arrestimi ose paraburgimi. Në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të Kosovës, i gjithë personeli i UNMIK-ut, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar, është imun nga çdo proces ligjor në lidhje me fjalët e folura apo veprimet e ndërmarra nga ta në cilësi zyrtare”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.

UNMIK-u ka shtuar se është procedura e përgjithshme që kërkesat e tilla t’i përcillen Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për një vendim.

Policia e Kosovës, gjatë një aksioni policor të martën, arrestoi dy zyrtarë të UNMIK-ut; njëri prej tyre me shtetësi ruse, ndërsa një tjetër shtetas të Kosovës me kombësi serbe.

Menjëherë pas ndalimit, dy punëtorët e UNMIK-ut, shtetasi rus dhe ai lokal, janë dërguar në spital në Mitrovicën veriore për të mjekuar lëndimet, ndërkaq nga ambasada e Rusisë në Beograd dhe nga shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, kanë reagar duke kërkuar lirimin e tij.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e ka quajtur aksionin e policisë në veri si “ndërhyrje”, “një provokim të Prishtinës” dhe “vendosje e kontrollit përmes dhunës”.

Shtetasi rus dhe punëtori i UNMIK-ut, Mihajil Krasnoshçenkov (Mikhail Krasnoshćekov), është liruar të martën, në orët e pasdites.



1 Comment

  1. ka si nuk ka shoket e rames,thaqit e batonit nuk guxoni ti prekni si ne shqiperi qe nuk preken bijet e monstrave komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *