• |
ide | kryesore

Bartomeu konfirmon Valverde tek Barcelona, por ‘fluturojnë’ 9 lojtarë të katalanasve

Sport



Barcellona bën një hap prapa. Pasi për 24 orë tekniku Ernesto Valverde ishte praktikisht i përzënë, vendimi i presidentit Bartomeu ka ardhur në sense të kundërt: nuk do të ketë revolucion në pankinë, por do të ketë në skuadër. Pikërisht presidenti ka qenë mbrojtësi kryesor i teknikut të tij, kundër gjithckaje e kundër të gjithëve. Ka patur presione nga të gjithë Këshilli drejtues e opinioni publik pas humbjeve në Roma, Liverpool e Sevilla, por ka qendruar me të njëjtin mendim.

I rëndësishëm në këtë pikë ishte takimi mes vetë presidentit e trajnerit të tij, gjatë të cilit Valverde u tregua shumë i motivuar e me sigurinë e brendshme se mund të cojë përpara një projekt të ri. E në këtë pikë, revolucioni brenda skuadrës është prioritet. Janë të paktën 9 lojtarë të destinuar të largohen. Dy të parët janë Kevin Prince Boateng e Jeison Murillo, që ishin në huazim e nuk do të blihen pas një gjysëm sezoni ku nuk u përdorën kurrë nga Valverde. Vermaelen e Douglas Pereira (që ishte në huazim nga turqit e Sivasspor) shkojnë në skadencë kontrate e nuk do të thirren për rinovimin. Barcellona pret që Everton të vendosë të blejë Andrè Gomes, që luajti i huazuar në Angli. Ish-interisti Rafinha e mesfushori Denis Suarez që vijnë nga dëmtime serioze e shkojnë në skadencë në 2020, janë në merkaton e daljes.

Pastaj, ka edhe lojtarë si portieri Cillesen që pëlqehet shumë nga Benfica që ofron 12 milionë, edhe pse kërkesa e blaugrana është 25. Është edhe braziliani Malcom, objekti misterioz i sezonit, u pagua 40 milionë e tani rihidhet në merkato për të njëjtën shifër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *