• |
ide | kryesore

Brexit pa marrëveshje? Ministri i Jashtëm britanik: Do të ishte një vetëvrasje politike

Planet



Ministri i Punëve të Jashtme në Britani, Jeremy Hunt, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve europiane të mbajtura të enjten më 23 maj, ku triumfoi “Partia e Brexit”-it nën drejtimin e euroskeptikut Nigel Farage-it. “Të përpiqesh të aplikosh një dalje pa marrëveshje nëpërmjet zgjedhjeve legjislative nuk është një zgjidhje, është një vetëvrasje politike për Konservatorët.”- është shprehur Hunt për të përditshmen britanike, “Telegraph”.

Partia e konservatorëve qeverisës me vetëm 8.8 % të përkrahjes së elektoratit pësuan humbjen më të madhe pas 200 vjetësh, që prej kohës së të ashtuquajturit “Ligji i Reformës së Madhe”, kur nisi rruga e mundimshme e konsolidimit të demokracisë parlamentare britanike. Në mënyrë të ngjashme, edhe laburistët opozitarë arritën “të korrin” vetëm një të pestën e votave, duke hyrë në histori për rezultatin më negativ në zgjedhjet për legjislaturat e Parlamentit Europian.

Ndërsa, një rezultat të kënaqshëm kanë arritur gjithashtu edhe liberal-demokratët  bashkë me grupimin e të gjelbërve, të cilët numërojnë në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit Europian më shumë eurodeputetë se kurrë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *