• |
ide | kryesore

Edi Rama: Vlerësoj Ilir Metën, por 30 qershori nuk lëviz. Do nis fushatën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeminstri Rama, në krah të ambasadorit të BE në Tiranë, deklaroi pak çaste më parë se nuk ka ndërmend të negociojë datën e zgjedhjeve lokale. I pyetur mbi një propozim të para disa ditëve të presidentit Meta, se ky i fundit do të ishte i gatshëm të shtynte 30 qershorin nëse palët arrinin një marrëveshje, Rama tha se e vlerësonte gatishmërinë e Presidentit, por ai dhe Partia Socialiste nuk kanë asnjë datë për të negociuar. “Me datë 1 qershor nis fushata për zgjedhjet lokale”, tha Rama

Duke e lidhur një dështim të mundshëm në hapjen e negociatave me krizën politike në vend, Edi Rama ia faturoi opozitës ngecjen e përsëritur në raport me integrimin. Duke e cilësuar si “opozita rrugore”, Rama e akuzoi atë se po i jep argumentave kundërshtarëve të zgjerimit në BE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Në gjithë konferencën për shtyp, kryeministri Rama nuk mori asnjë përgjegjësi mbi qeverinë e tij, për faktin se edhe pas 6 vjetësh, ndërkohë që e premtoi që në vitin 2013, nuk ka arritur të marrë një datë për të nisur bisedimet me Brukselin. /lapsi.al/



2 Comments

  1. Pd. Ka ren ne usta. Ky tall hallatet ter diten me ata. Sidomos ate qullin qe drejton pd, e ka ber leck fare.

  2. Perse te duhet fushata..Ti vetem garon.Edhe Pabuksit e ato qe meren se fajin e paska opozita do te gezohen per mono-shtet.Por do te jete Fundi i funderinave rilindase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *