• |
ide | kryesore

Fantazitë seksuale, sekreti i kënaqësisë për femrat në shtrat

Lapsi Leaks



“Tani e tutje harrojeni paralojën, çelësi i kënaqësisë seksuale te femrat gjendet në trurin e tyre!” – konstatojnë shkencëtarët e Universitetit të Otavës

Nëpërmjet një studimi ata kanë intervistuar femrat të cilat kanë vështirësi në arritjen e orgazmës dhe kanë zbuluar që tek ato nuk ndikon as zgjatja e paralojës, as madhësia e organit gjenital të mashkullit, madje as teknika, por fokusimi i tyre dhe relaksimi gjatë seksit, shkruan Telegrafi.

Veç kësaj, shkencëtarët kanë konstatuar që stimulimi i mendimeve erotike tek femrat e bën më të lehtë kulmin seksual, kështu që më shumë fokusohen në mendimet mbi seksin, lexojnë literaturë erotike apo imagjinojnë skenarë seksi.

Aftësia e përqendrimit në vetëaktin e seksit dhe ndjenjat fizike, si edhe relaksimi i tillë që gjatë marrëdhënies seksuale të mos mendojnë fare për brengat dhe telashet e përditshme, janë qenësore për orgazmën femërore.

“Sipas një rregulli, femrat këtë aftësi e përmirësojnë nga viti në vit, andaj ato më në moshë shumë më lehtë arrijnë orgazmën sesa femrat më të reja”, – thotë autori i studimit Paska de Suter.



1 Comment

  1. hahahahaha
    gjithe ato para per nje studim te tille.

    po kete konkluzion e kishte arritur Nard Ndoka falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *