• |
ide | kryesore

Fier/ Shkeli lejen e burgut dhe u arratis, në pranga 36-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi kishte shkelur lejen shpërblyese të dhënë nga burgu i qytetit, duke mos u kthyer në qeli brenda afateve të paracaktuara. Bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Tulla, banues në Ballsh, mbi të cilin rëndon dënimi me 7 vjet heqje lirie për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli fizik i ushtruar mbi të ndaluarin, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar të jetë e falsifikuar.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *