• |
ide | kryesore

Gasperini zgjedh…Atalantën: konfirmimin e jep presidenti Percassi

Sport



Atalanta dhe Gian Piero Gasperini shkojnë përpara së bashku. Kështu, ajo që lajmëroi presidenti i bergamaskëve, Antonio Percassi një ditë më parë, ka rezultuar e vërtetë: “Me kënaqësi të madhe mund të konfirmoj që raporti mes Atalanta dhe trajnerit tonë, Gian Piero Gasperini, vazhdon”, ka deklaruar presidenti i zikaltërve. “Ecim përpara me objektivin për të dhënë vazhdimësinë asaj që është ndërtuar në këto tre sezonet e fundit – ka deklaruar Percassi – Dhe pikërisht në vazhdim të këtij momenti historik që është duke jetur klubi do të ketë edhe një përfshirje më të madhe të djalit tim Luca në të gjithë ato cështje që janë në aspektin e natyrës teknike të lidhura me skuadrën e parë”.

Në komunikatën zyrtare, e publikuar në faqen zyrtare të Atalanta, konfirmohen zërat e qarkulluara 24 orë më parë. Gasperini, zikaltër që nga vera 2016, është në rinovimin e tretë të kontratës: nga 2021 në 2022, me opsionin për një shtesë edhe për një vit tjetër. Pagesa është prekur dhe rritur nga 1.5 në 2.2 milion. “Nuk mund të mos i uroj tani të gjithëve punë të mbarë dhe si gjithmonë Forca Atalanta”, ka përfunduar presidenti Percassi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *