• |
ide | kryesore

Intervista në Liberation/ Si mbeti Rama pa përgjigje për pyetjet me spec

Arkiva, Kryesore



“Unë besoj se e ardhmja ka rezervuar diçka të mirë për ne”. Kështu titullohet intervista që kryeministri shqiptar i ka dhënë të përditshmes franceze të qendrës së majtë Liberation. Dy gazetarët Arnaud Vaulerin, i dërguar special në Tiranë dhe Louis Seiller, korrespondent këtu kanë bërë me kryeministrin një intervistë të gjatë në zyrën e tij, lidhur me mundësinë e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit në Europë dhe pritshmërinë që vendi ka për 18 qershorin mbledhjen e liderve të BE që do të vendosë për hapjen e negociatave. Natyrisht në pjesën e pyetjeve që i kanë dhënë mundësi të flasë si lider global, Rama me një frengjishte të pasur, nuk ka pasur vështirësi në përgjigje. Por më e vështirë për të është bërë kur është pyetur për krimin, korrupsionin dhe skandalet e qeverisë. Pikërisht këtë pjesë Lapsi.al po e sjell të plotë…

Liberation-Por pa Parlamentit funksional dhe zgjedhje lokale, a ka vërtet demokraci?

Edi Rama- Po. Kjo është hapësira e zgjedhjes së lirë. Nuk është demokraci nëse opozita vihet me shpatulla pas muri, nëse ka pengesa kushtetuese ose ligjore. Tani, nëse opozita vendos të kryejë vetëvrasje politike, kjo nuk është shprehja e një demokracie të shëndetshme, por është pjesë e një procesi.

Opozita flet për zgjedhje të manipuluara, për korrupsion për të shpjeguar zgjedhjet e saj. Ju e dini që për këtë ju fajëson ju?

Le të tregojë provat. Nëse jeni në opozitë, keni të drejtë të mendoni dhe të thoni se fundi i botës po vjen për shkak të qeverisë. Por ju nuk keni të drejtë për të djegur qytetin. Nëse ju jeni zgjedhur nga populli për të përfaqësuar njerëzit, por në minorancë, ju nuk keni të drejtë të vishni një jelek të verdhë dhe të thoni “Unë do ta thyej qytetin sepse ne duhet ta bëjmë atë, atë dhe atë ” Jo! Ka korrupsion? Kjo është pikpamja e tyre.

Disa raporte gjithashtu nënvizojnë ekzistencën e këtij korrupsioni …

Raportet e kujt?

Të OJQ-të, si Transparency International, të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të cilët theksuan mungesën e transparencës në partneritetet publike-private.

Mire dhe pastaj?

Ekziston edhe rasti i dy ish ministrave të brendshëm të cilët kishin për të dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar …

Mire dhe pastaj?

Këto janë fakte mbi të cilat ngrihen argumentat….

Po argumente të natyrës politike që të mundësojnë për t’u angazhuar në betejë dhe për të shkuar në zgjedhje. Nëse nuk fitoni, atëherë qëndroni në opozitë dhe duhet të vazhdoni të luftoni për gjithçka që dëshironi. Por ju nuk mund ta merrni vendin dhe sistemin peng dhe të thoni “Unë refuzoj mandatin tim dhe i vura një jelek të verdhë, sepse ata janë kriminelë, mafia në qeveri”. Dhe nëse flasim për raportet, gjithmonë duhet t’i shtrijmë në perspektivë. Shikoni se ku ishim dhe ku jemi. Qeverisja nuk është një shëtitje në Champs-Elysees. Është ngritje lart, zbritje poshtë, lart, poshtë … Ekziston një burim që ka besueshmëri të padiskutueshme: Komisioni Evropian. Raportet e tyre janë të qarta. Ne jemi në një shesh ndërtimi, si ajo e reformës së drejtësisë, e cila është vërtet masive.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. keta te lapsit jane te pa pare.. komplet kurva. I interpretojne lajmet si tju doje bytha. Kur lexon titullin krijon nje ide e cila bie poshte kur lexon vete intervisten e Rames.

    ‘ SI MBETI RAMA PA PERGJIGJE…. ‘

    Ore debila.. lexojini mire pergjigjet.. dhe do kuptoni se jane shume kuptimplote. Nese pergjigja eshte ‘ MIRE , E PASTAJ …? ”’ do me thene qe ky argument qe ju po ngrini eshte i kote. Pra pyetjet tuaja jane naive dhe skane lidhje fare me ate qe po flasim.

    Kurse , shkurdhaku, anal-isti me i madh i shqiperise e anal-izoi si nje ‘kapje mat’ te Rames nga gazetaret.

    Ai ja u torc… @ MIRE ,,,, E PASTAJ ? @@@@ … PRA CA NA CANI KARIN JU DEBILA ME KETO PYETJE.

    1. E ktheve gjithë Shqipërinë në një plantacion të madh kanabisi e rekordmene të trafikut të tij në Europë.
      ——Mirë, e pastaj ?
      E ke rikthye Shqipërinë në vendin tranzitor të drogave të forta.
      ——-Mirë, e pastaj ?
      E mbushe parlamentin, ministritë e bashkitë me njerëz me rekorde kriminale ne Europë.
      —– Po mirë, e pastaj ?
      Komunikon me të gjithë jo me seriozitetin e një kryeministri, por si një komedian me pantonima, karagjosllëqe e batuta.
      ——–Mirë, e pastaj ?
      Shquhesh si kryeministri më i “aftë” për të shkatëruar e jo për të ndërtuar .
      ——Mirë e pastaj ?
      Do të zgjatej pa fund numuri i pyetjeve pa përgjigje e me fjalët “Mirë e pastaj” por po e mbyll me të fundit :
      Si mund të pretendosh që pasi i ke gllabëruar të gjitha institucionet e shtetit, kërkon të pranojë BE, duke mos pasur asnjë opozitë .
      ——– KËSHTU MË DO QEJFI, E PASTAJ/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *