• |
ide | kryesore

Komenti/ A mund të tërhiqet Edi Rama në emër të integrimit në BE

Arkiva, Kryesore



Edi Rama i bëri një apel sot Lulzim Bashës, gjatë konferencës së shtypit me ambasadorin e BE Soreca, të cilin kërkoi të mos përkthehej në gjuhë të huaj, duke lënë të kuptohet kështu se sherret brenda shtëpisë nuk duhet të dalin në sytë e botës.

“… kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë e opozitës që është rrugëve, deri në vendimmarrjen e hapjes së negociatave, është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore”, tha kryeministri Rama.

Në stilin e tij të njohur, duke e kërkuar përgjegjësinë gjithnjë tek të tjerët, Rama i kërkon opozitës të sakrifikojë “partinë për Shqipërinë”. Por a i shkon ndonjëherë në mendje Edi Ramës, që ashtu siç predikonte dikur për të ardhur në pushtet, të jetë i gatshëm ai vetë “të sakrifikojë pushtetin në emër të shtetit”? Kur vjen puna tek kjo pikë, kryeministri nuk e njeh tërheqjen apo lëshimin, ai kërcënon se do të shkojë i vetëm në zgjedhjeve, pavarësisht kostove që kjo mund të prodhojë për vendin.

Nëse Edi Rama është kaq i shqetësuar për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për gjeneratën tjetër, etj dhe jo për pushtetin e tij personal, a është i gatshëm ai të lëshojë postin e kryeministrit dhe t’i hapë rrugën një qeverie të pajtimit kombëtar, e cila siç e pranon edhe opozita, të drejtohet përsëri nga shumica socialiste? Sigurisht që përgjigja e njohur dhe e menjëhershme e kryeminsitrit do të ishte që ai nuk mund të largohet se i ka shkrepur në kokë opozitës, se ai ka një kontratë 4 vjeçare me zgjedhësit, se kështu krijohet një precedent i rrezikshëm krizash ciklike, etj, etj. Në kushte teorike, mund të ketë të drejtë.

Por a kanë po aq të drejtë edhe ata që besojnë se një qeveri e kapur në skandale, me premtime të pambajtura, me ministra në procese gjyqësore për pjesmarrje në organizata kriminale, e përfshirë në afera të manipulimit të votave, e paaftë të hapë negociatat me BE edhe kur vendi nuk ka kriza politike, me imazh të rrënuar në botë për shkak të drogës dhe emigrimit masiv, duhet të largohet?

Kur vjen diskutimi tek ky bilanc, kryeministri i mbyll veshët dhe sytë dhe e sheh të keqen vetëm tek pala tjetër. Ndërkohë që pikërisht ky bilanc dhe arroganca e vendimmarrjes abuzive, janë shkaqet e krizës politike që po përjetojmë sot. Dalja e opozitës në rrugë nuk është shkaku i krizës, por pasojë e saj. Kriza ishte e pranishme në çdo qelizë të shoqërisë dhe akti i opozitës vetëm e nxorri zbuluar atë.

Një lider, për më tepër kur pretendon të flasë për të ardhmen e vendit dhe shpesh edhe të rajonit e Europës, duhet të marrë vendimet e duhura në çaste të vështira. Të deklarosh se do shkosh i vetëm në zgjedhje dhe t’i bësh thirrje Lulzim Bashës të sillet mirë, nuk janë vendime në emër të sakrificës së përbashkët por të pushtetit të përveçëm. Një lider nuk mund ta lidhë fatin e tij vetëm me katër këmbët e karrikes. Në Shqipëri ka jo pak raste, kur tërheqja ka prodhuar një klimë shumë më të mirë se sa shkuarja deri në fund me kokëfortësi.

Nëse Rama mendon dhe e ka ëndërr të tij integrimin e Shqipërisë në BE, le të tërhiqet dhe negociojë një qeveri të re me detyra të përcaktuara qartë dhe objektiva konkretë që edhe shqiptarët t’i garantojë se pushteti i tyre do të përfaqësohet denjësisht (dhe jo si plaçkë tregu) edhe vendi të marrë më në fund datën për hapjen e negociatave.

Edi Rama ka kohë që ka dëshmuar se nuk është nga ky brum liderësh. Ai do të tentojë ta shtyjë mandatin me ditë dhe ta tërheqë zvarrë qeverisjen, sepse nuk është integrimi në BE që e lë pa gjumë, por ideja se një ditë mund të mos jetë kryeministër. Këtë tashmë po e kuptojnë të gjithë. /©lapsi.al/

Rama i vendosur për zgjedhjet lokale, publikon bluzën e fushatës

 



24 Comments

    1. Lapsit nuk po i del e keqia. Plasi shullaku eshte ne fazen qe fantazon e flet me, sikur… SHULLAK PRANOJE, E MORE OPOZITEN NE QAFE, ME IDEN TENDE TE NDRITUR PER DIEGIEN E MANDATEVE.

  1. jam dakort te terhiqet po me nje kusht. te terhiqen pergjithmon nga skena politike ky, Sala, Lulu, Mona, Meta. te ikin te gjith, ta bejn kete pakt me njeri tjetrin ne emer te kombit.

    1. Nga këto që përmend, vetëm Rama është në pushtet e nuk do që të lëshojë karrigen.
      “Sala” ka 6 vite që ka dhënë dorheqjen nga funksionet partiake e qeveritare.
      “Lulu e Mona”, që i përqesh duke kujtuar se po i zhvlerëson me këto emra, kanë 4 muaj që kanë dorëzuar të vetmin funksion shtetëror, mandatin e deputetit.
      Presidenti Meta ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorheqjen për hir të evitimit të krizës.
      I vetmi që ngul këmbë si mushka që le të digjet Shqipëria po unë nuk heq dorë nga pushteti është Rama.
      Meqë këta politikanë sipas teje qenkan njëlloj e duhet të largohen nga politika.
      Atëhere pse nuk na thua se cilët politikanë duhet të udhëheqin Shqipërinë ?
      A mos duhet të qeverisin vetëm ish ministrat e kohës së Enverit, bijtë e tyre apo politikanë “të shquar” si Spartak Ngjela, Kujtim Gjuzi apo Astrit Patozi ?

  2. Basha nuk rshte TaulantBallaqe te vendose Shqiperine mbi partine. Pse prisni nga Basha ate qe vetem njeriu i ri i frymezuar nga rilindja mund ta beje?

    1. I ke rënë pikës me këtë zbulimin tënd.
      I vetmi politikan shqiptar sipas teje që do Shqipërinë mbi partinë, na qenka Taulant Ballaqe, mik familjar i bosëve të mafies e me doktoraturë të vjedhur.

  3. Shkrim tipik per shpellaret cecenet cetniket qe do sulen si hijenat i sulen gjahut te rastit dhe keta qe salihu srb ja ka perdhunuar trute qe ne krye te heres njelloj do sulen,por keta dhe gezohen duke u masturbuar me foton e mogerinit,keta te mjere qe dhe keto vite lulu i beri te besojne se ja po vijme ne pushtet por keta nderkombetaret e ppe i ka blere rama,cuna mos i merzisni edhe pak dhe loqet e rames do i kapim

    1. Per te pa emrin e ores 17:34

      Edrampordhen vendi s’po e xen
      Mezi po e mbajne edhe kembet,
      Edhe Belgjika rehat s’po e len
      Tue shterngu nofullat,theu dhembet!

      S’ka kurrkund ma’ ku me shku
      As n’Europe e as n’Amerike,
      Shume mire e din edhe vete
      I ka ardh koha per me IKE!

      Me heq atletet e me mbath opangat
      Per te nuk ka ma vend n’Shqipni,
      Ne se ai don me shpetu nga prangat
      Te kerkoje azil artistik n’Serbi!

      O I paemer:
      Si gjithmone je i pa emer
      Je thjeshte FEKALE,
      Si mashkull apo femer
      Shpellari t’a hapi vrimen anale!?

  4. Ky lloj rrace prej Orangotangu duhet te ja bej populli ne ket menyr;1,ta nxjerr nga zyra zvarr, 2, ta xhvesh komplet,3, ta rrahi siq rrihen gabelet,3,ta qoj vet populli ne spital te qmendines ne Elbasan, dhe aty te presi deri sa ti zhduket mendja se vetem ai mund te qeveris.

  5. pirdh pirdh lapsi se lirohesh. ska as terheqje as leshim as pushtet ne tavoline, mjaft pate endrra me sy hap dhe mjaft bete skenare imagjinare qe te ndjeheni mire me veten se jeni bere qesharake. populli sjane ata malokt e bulevardit, po nje shumice e heshtur qe ju sdoni ta pranoni

    1. Rrofte delepopulli i xhungles albamutistan,
      me ne krie kryemutin qenefverise Edrampordha!!!
      URRA URRA URRA

    2. Rrofte delepopulli i xhungles albamutistan,
      me ne krie kryemutin qenefverise Edrampordha!!!
      URRA URRA URRA

    3. Rrofte delepopulli i xhungles albamutistan,
      me ne krie kryemutin qenefverise Edrampordha!!!
      URRA URRA URRA

  6. RAMA KA KONTRATE ME POPULLIN SHQIPTAR, DHE JO ME LULEZIM BASHEN, NESE TERHIQET, UNE I PARI SI SOCIALIST QE JAM, NUK DO TA MBESHTESJA ME KURRE. PARTIA SOCIALISTE KA FITUAR ZGJEDHJET PER TE QEVERISUR 4 VJET, KRYEMINISTRIT VETEM NJE LEVIZJE E BRENDSHME POLITIKE MUND TI REVOKONTE MANDATIN, PER TJA DHENE MANDATIN QEVERISES NJE SOCIALISTI TJETER, POR QE KJO LEVIZJE TI IMPONOHET NGA SALA, LULI, SHKULLAKU, BUSHATI APO KOKEPALARET E MALESISE QE KOMENTOJNE KETU KJO DO ISHTE E PAIMAGJINUESHME DHE E PAPRANUESHME.

    1. Hahahahahahahahaha
      Nje socialist qe thote se nuk do ta votoje Ramen po u terhoq. Me siguri edhe Rama do qeshte me kete se e di mire cfare delesh jeni. Ju edhe po ta kapni duke iu qire gruan prap e votoni, prandaj iu sjell verdalle neper brekushe sic i do qejfi Rama. Kam njoft nje socialist dikur te cilit diten e votimeve i lindi dyshimi se e kishte ngaterruar PS-ne ne fleten e votimit dhe ia kishte dhene voten nje partie tjeter. Ne darke e zune ethet dhe temperatura. Nuk e mori me kurre veten dhe vdiq brenda javes.

      1. O NERI, O KOKEPALAR, HAP GAVAT DHE LEXO MIRE SE CA KAM SHKRUAR. KA VETEM NJE MENYRE PER TE RREZUAR RAMEN NE MENYRE DEMOKRATIKE. PS NEPERMJET NJE LEVIZJE TE BRENDSHME, E RREZON NE PARTI DHE NE PARLAMENT DHE I KERKON PRESIDENTIT TE MANDATOJE NJE KRYEMINISTER TJETER PO NGA RRADHET E SAJ. PRANDAJ AS LULI, AS DASHNORJA LULIT DMTH GRUJA JOTE, AS PIDHI I SATOM NUK E RREZONI DOT ME KETO MENYRA…

        1. Po kete te presim ta rrezoje o Perandor Adriani, Elisen, Taulantin apo pandeleshin? Apo ju militanteve idiote qe thoni rrime pa buke, mjafton qe ju mos keni sherre? Jo or jo, ne do e rrezojme! Te jete per ju edhe 50 vjet nuk i hyn gjemb ne kembe atij dhe do ta kete bere deri ate here haremin komunisto-rilindas me ju dhe grate, motrat,mamat e vellezerit tuaj. Thoni shyqyr qe jemi ne qe po e shpetojme Shqiperine nga krimi dhe kurvnia.

  7. Por negociatat jane hapur apo jo ??? Apo te gjithe shpifin pervec KM Rama?!

    Prania e Soreces nuk ka habi por le shume per te deshiruar ne nje shfaqje te shemtuar si kjo, sidomos kur negociatat jane hapur!

    Teorikisht ambasadori do te duhej te kishte nivel tjeter. Fatkeqesi kur mendon qe hEra e fundit ishte kur foli per suksesin e Reforemes ne Drejtesi.

    Ne te tilla kushte pse duhet Rama te terhiqet, kur negociatat jane qartazi te hapura?!

    Eshte e qarte qe eurokratet vazhdojne retoriken boshe te hapjes se negociatave. Edhe kur ato jane hapur ?

    Vendimin e marrin vendet anetare. Deri tani per arsye nga me te ndryshmet jane 4 vende qe kane rezerva, GER, FRA HOL dhe BEL.

    Arseyja kryesore eshte qe NUK E MERITOJME. Natyisht kjo ndodh per shkak te QEVERISE.

    Por Rama nuk ka faj. Fajin e ka Saliu, apo jo? 😀 . Apo e gjithe bota me rradhe , bile bile edhe Erion Veliaj, por jo Ai!

    Politikisht te gjithe vendet jane te prirur per ta pranuar shqiperine edhe pa mbushur kushtet por krimi droga korrupsioni jane pengesat kryesore per te bindur . Shqiperia ka probleme politike, ekonomike, ka probleme me pronesine, me zgjedhjet ka retorike nacionaliste turbo folk, ka marredhenie eksluzive me turqine dhe problematike me greqine ka plot probleme sociale politike dhe ekonomike. Europa e mbyll syrin.

    Per krimin drogen dhe korrupsionin ne kete nivel te frikshem te Rilindjes Europa duhet te mbylle te 2 syte, veshet , gojen e te zere hunden.

    Cfare mund te beje me shume gjermani psh kur te jep INFO te plote per trafik droge ne vlerea te MEDHA- 615 KG Kokaine e PASTER. Dhe prokuroria ARTISTO-RILINDASE e quan kete krim individual. Duke mos bere akuze per krim te organizuar, organizate te strukturuar etj. DMTH Gjermani duhet te besoje se ARBER CEKAJ tek pulle e porositi drogen 615 KG KOKAINE!!!! ne BOLIVI, e priti i vetem ne Shqiperi, dhe do e paketonte ambalozhonte e do e conte ne gjermani vetem dhe ku do cpaketonte dhe do e shiste me doza ne klubet Berlinit Hamburgut perseri vetem ????!!!!! pa asnje bashkepunetor pa asnje mbeshtjete pa asnje mbrojtje

    Kesaj i thone te dhjefsha Cak Norris

    Thjesht e PABESUESHME.

    Kjo eshte veshtiresia per EU Pasi qeveria -rilindja eshte e nyja ku lidhen te gjithe fijet e droges, krimit dhe korrupsionit.

    Si mund te terhiqet Rama??

    Veshtire se. Dhe e pabesueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *