• |
ide | kryesore

Komisionerët/ Kolegji Zgjedhor hedh short për padinë e PD e të LSI

Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor ka hedhur short për ankimimin e depozituar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mosregjistrimin e komisionerëve të tyre në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë padi do të kryesohet nga Lindita Sinanaj, ndërsa Artur Malaj, Tomorr Skreli, Ridvan Hado dhe Astrit Kalaja, do të jenë anëtare.

Në mbledhjen e 23 majit, KZQ hodhi poshtë kërkesën për regjistrimin e anëtarëve të PD-së dhe të LSI-së në KZAZ. Ndërkaq, këto dy parti të opozitës joparlamentare iu drejtuan ditën e djeshme Kolegjit, për shfuqizimin e vendimit të organit zgjedhor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *