• |
ide | kryesore

Lexoni sot deklaratën e Ramës dhe shikoni kush kishte të drejtë

Lajme, Të fundit



Tani nuk është më një sekret që Edi Rama ka prodhuar një seri mashtrimesh lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë(lexo lajmin poshtë). Por pas përfundimit të mbledhjes së shefave të shteteve të BE, verën e kaluar, që i tha një JO të bukur Shqipërisë, ai shpalli se negociatat ishin hapur dhe se opozita bashkë me mediat shpifnin kur e mohonin këtë gjë. Ai nuk nguroi ti quajë të gjithë atë që treguan të vërtetën të poshtër dhe vulgarë. Lexojeni të plotë deklaratën e tij:

Video/ Një vit gënjeshtra të Ramës për hapjen e negociatave

Raporti i Brukselit/ Shqipëria diferencohet nga Maqedonia për negociatat

Edi Rama, qershor 2018: “Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë”?

Mjafton kjo deklaratë e parë nga perspektiva e sotme për të kuptuar edhe thënjet e sotme të kryeministrit.

©Lapsi.al



10 Comments

    1. HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA………………VDIQA DUKE QESH , HALLALL TA BOFT ZOTI SE ME ZGJOVE NGA ZYMTESIA QE NA KA KAPLUAR . RROFSH

  1. Gati sa nuk ika nga puna ne nje tv vitin e shkuar kur shkrova se se “Nuk hapen negociatat kete vit per Shqiperine”.

  2. Po sikur e kemi marre datën zyrtare të çeljes së negociatave nja 3-4 here deri tani! Pastaj asgje! Vari trapius! Tall trapin udheheqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *