• |
ide | kryesore

MacKenzie Bezos dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

Paparazzi, Slider



MacKenzie Bezos, mori më shumë se 35 miliardë dollarë nga divorci me krijuesin e Amazon, Jeff Bezos. Ditën e sotme ajo ka deklaruar se do të japë gjysmën e kësaj pasurie për bamirësi,pra 17.5 miliardë.

Ajo së fundmi është bërë pjesë e “The Giving Pledge”, një orgaizatë e krijuar nga Bill e Melinda Gates dhe Ëarren Buffet e cila fton milarderët të dhurojnë gjysmën e pasurisë për kauza bamirësie.

“Asnjë veprim nuk ka më shumë efekte pozitive sesa dëshira për të qenë në shërbim. Ka shumë resurse që secili prej nesh mund t’i marrë nga jeta jonë për t’i ndarë me të tjerët- kohë, vëmendje, njohuri, durim, kreativitet, talent, përpjekje, humor, dhembshuri. Në përputhje me çfarëdo më ka dhënë jeta, kam një sasi parash për të ndarë. Qasja ime ndaj filantropisë do të marrë kohë dhe përpjekje dhe interes.”- është shprehur ajo në letrën në emër të organizatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *