• |
ide | kryesore

May insiston: Britania duhet të dalë nga BE me marrëveshje

Planet



Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, insiston se Britania duhet të dalë me marrëveshje nga BE.

“Mundësia më e mirë për Britaninë e Madhe është të largohet nga BE-ja me një marrëveshje”, u tha May gazetarëve.

Marrëveshja e Brexit-it e kryeministres në largim, Theresa May, dështoi tri herë në parlamentin britanik. Në kohën kur ajo provoi të dërgojë në parlament edhe një draft të marrëveshjes me disa ndryshime, dolën kundër deputetët e partisë së saj dhe ata të opozitës.

 Kjo bëri që zonja May të paralajmërojë dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së pasardhësit/es së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *