• |
ide | kryesore

Media serbe publikon dokumentet e humbura nga policia e Kosovës

Lajme



Media serbe “Novosti” ka publikuar dokumente operacionale të humbura gjatë aksionit të djeshëm në veri nga policia e Kosovës. Portali serb ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit.

“Novosti” ka shkruar se gjatë bastisjes së një lokacioni, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional.

Sipas medias serbe, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *