• |
ide | kryesore

Milan bën zgjedhjen: Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri

Sport



Simone Inzaghi shkon me shpejtësi drejt pankinës së Milan. Është ai zgjedhja e parë për e kuqezinjve dhe biseda kryesore mes Ivan Gazidis e Paolo Maldini. Tekniku i Lazio është emri i propozuar nga Maldini, që është ngarkuar të cojë përpara tratativën personalisht. Ekziston një pengesë e rëndësishme përpara se të bëhet lajmërimi për trajnerin e ri të Milan: duhet liruar Inzaghi nga Lazio. Një operacion që kërkon shumë kujdes, duke njohur aftësinë e Lotito në drejtimin e tratativave.

Inzaghi e Lotito janë takuar tre herë pa arritur asnjëherë të gjejnë një akord, për ndarjen apo rinovimin. Milan është gati ti ofrojë teknikut një tre vjecare prej 2,5 milionë në sezon (shifra që Simone i kërkon Lazio). Duke marrë në konsideratë kohët teknike, mund të hipotezohet se nisja e javës së ardhshme do të jetë data për akordin Inzaghi-Milan.

Maldini ka zgjedhur Inzaghi e ka si alternativë vetëm Marco Giampaolo (që ka edhe ofertën e Romës e që jo rastësisht ka një takim me presidentin Ferrero në fillim të javës së ardhshme), ndërsa kandidaturat e tjera kanë rënë njëra pas tjetrës. Pas njoftimit të Monaco që konfirmonte teknikun e tij Leonardo Jardim, edhe për sezonin e ardhshëm, në orët e fundit edhe deklarata e Roberto De Zerbi duket se cojnë teknikun në krah të kundërt me atë kuqezi: “E ardhmja? Asnjë thirrje, më vjen mirë që qendroj tek Sassuolo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *