• |
ide | kryesore

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së: Kosovës t’i hiqen vizat sa më shpejtë

Lajme



Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, është shprehur se janë plotësuar të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Apostolova e bëri të ditur deklaratën në një konferencë për mediat, pas publikimit të raportit për Kosovën, nga Komisioni Evropian. Më tej shtoi se Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë që liberalizmi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Në raportin aktual theksohet që të gjithë kriteret janë përmbushur, ku Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë liberalizmin e vizave për Kosovën, që të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj që kjo është gjuha më e fortë që kemi pa deri më tani në raport, që të gjitha shtetet anëtare të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Apostolova.

Në raportin e KE-së për Kosovën, është bërë e ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në. Këto reforma lidhen veçanërisht me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *