• |
ide | kryesore

Rishpallet në kërkim anëtari i grupit “Habilaj”, u arratis nga arresti shtëpiak

Lajme, Të fundit



Një nga anëtarët e grupit Habilaj është rishpallur në kërkim pasi është arratisur nga drejtësia italiane. Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte dërguar letërporosi për ta njoftuar për gjyqin në Tiranë, por shtetasi Sabaudin Çela nuk është gjetur në banesë. Edhe financieri i grupit Nezar Seiti nuk është njoftuar me anë të letërporosisë pasi ndodhet në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ka ndërruar adresë. Dështimi i letërporosive u bë shkak për shtyrjen e gjyqit në Tiranë.

Një nga anëtarët e grupit të Habilajve është rishpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e Katanias në Itali.

Sabahudin Çela nuk është gjetur në “arrest shtëpiak” ku mbahej me byzylyk elektronik dhe për pasojë policia e ka shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar letërporosi për ta njoftuar për seancën, por njoftimi i tij ka qenë i pamundur pasi i pandehuri nuk është gjetur ne adresë.

Një problem i ngjashëm me mos mbërritjen e letër porosisë nga Gjykata e Krimeve të Rënda është konstatuar edhe për Nezar Seitin, i ashtuquajtur financieri i Habilajve. Sipas gjykatës, Seitit nuk i ka mbërritur njoftimi pasi ndodhet në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ai ka ndërruar banesën.

Dështimi i dy letër porosive u bë shkak për shtyrjen për herë të katërt të gjyqit për grupin e Habiljave në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku seanca e radhës u caktua me datë 11 qershor.

I vetmi anëtar i grupit që po gjykohet në Shqipëri, është Armando Koçerri , i cili gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur familjarët e tij në Vlorë.

Sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikologjike, ndërsa gjykata u shpreh se në seancat e ardhshme do të merret vendimi për këtë kërkesë.

Gjykata e Katanias në Itali po gjykon anëtarët e grupit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seitaj, Fatmir Minaj, Trigrens Mëzyrajm dhe Sabuadin Çelaj.

Prokurori Antonio Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg, 12 vite e 4 muaj për Meridian Sulaj, 6 vite për Nezar Seitaj dhe pezullimin e gjykimit në gjendje të lirë për Fatmir Minaj./ Ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *