• |
ide | kryesore

Shifra e çmendur/ 15 milionë euro për të ndërtuar 1 km rrugë në Milot – Balldren

Lajme, Të fundit



Mediat kanë zbardhur kontratë-marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë fituese të koncensionarit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Kjo do të thotë se taksapaguesit shqiptarë do paguajnë shifrën e çmendur prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese.

Sipas kontratës së propozuar për miratim, bëhet fjalë për një rrugë fushore pa vështirësi e pengesa punimesh e cila shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës. Ka vetëm një devijim ku do të ndërtohet rrugë e re nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren dhe projekti lidhet sërish me një rrugë ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

Në relacion sqarohet se do ndertohen dy ura paralele me ato ekzistuese mbi lumen e Matit, dhe të Drinit, gjatësia e të cilave është 840 metra. Po kështu parashikon edhe ndërtimin e një tuneli me dy tuba në malin e Rencit edhe ky vetëm 850 metra i gjatë.

Shifra e fryrë e kësaj rruge nuk ka të krahasuar me çmimin dhe terrenin e rrugës së Kombit. Dhe për më tepër as nuk i afrohet shifrave të përdorura për autostradën Levan-Vlorë e cila kaloi e gjitha në një gjurmë të re dhe në një terren pothuaj të njëjtë me atë të Milot-Balldren.

Çmimi prej 15 milionë eurosh për kilometër nuk gjendet as në projekte të ngjashme në vende të Rajonit e të Europës.

Bashkë me rrugën Milot-Balldren qeveria ka dërguar në Kuvend edhe kontratën koncensionare për rrugën Orikum-Dukat, vlera e të cilës është 67.3 mln euro me një gjatësi prej 14.7 km.

Koncensioni për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat u dhanë nga qeveria në një kohë kur ka propozuar që nga 1 Korriku 2019 të mos jepen PPP me propozim të pakërkuar në infrastrukturë. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kanë cilësuar koncensionet me propozim të pakërkuar si forma të rrezikshme për buxhetin dhe me ndikim në borxhin publik.



9 Comments

  1. Shqiperia ka 6 vjet qe ka rene ne dore ustallaresh, sikure ra Tirana nga 2001 e ne vazhdim. Te keqen e Berishes me rrugen e kombit qe Rilindja po e takson, nderkohe qe nuk ka ndermend te beje paraprakisht rruge paralele alternative. Njesoj si taksa Majko, merr para me vite e mos beje asgje.

  2. Ne fotografine qe keni nxjere shkruhet qe shuma totale eshte 161,5 miljon euro.
    Kurse ne artikull i keni shtuar 100 miljon kesaj shume .

    Cila eshte e verteta ??? Ne rastin e pare i bie afersisht 9 miljon eruo per km rruge
    kurse ne rastin e dyte i bie15 miljon euro per km.

    Ke te besojme ?

  3. Epo eshte rruge me vizion, jo rruge Kazani!
    Eshte rruge mavi, qe rilind sa here kalon aty.
    Eshte rruge qe s’keni pare gje akoma

  4. Tipike forme e korrupsionit ne nivelin me te larte: kapje e shtetit. Kjo skeme do te mund te gjeneroje deri ne 8 (tete) miliard euro “investime” publike ne dy vite. Nga te cilat, kuptohet, 20 % do te shkojne ne xhep e atij qe hodhi idene, atij qe vendosi kontaktin mes kompanise dhe ministrit perkates, kreut te ministrit, dhe kuptohet, ne vlere me te paket (pasi kompesohen me forma te tjera) deputetet qe do moratojne ligjin. Krimi eshte sheshit, nuk ka pse presin SPAK: Policia mund te hetoj e referoj ne Prokurori (mos po tall bythen thoni, sigurisht. Policia jone ka 3 dekada qe vete eshte nje bande). Vete Prkkuroria mund te hetoje… po mund AMA pasiqe Prokuroria jone eshte produkt i kapjes se shtetit ne keto 3 dekada.

  5. me lesh negjmije shtruar,me mut stalini lyer dhe me shurr milladini emoluar qe i pa emer,maklok,beso,etj lloj krymbash qenefi te ken ku per te lepir e gezuar.

  6. isa mustafa e ramushi ben 65 kilometra autostrad me uren me te gjat ne ballkan 5,7 kilometer,ne nje terren tersisht shkembor e malor,kurse edvini sukses 60 mi pllaka te sheshit quan.qfar mut stalini edvini.ju kam then se mutin mjalt ju ben dhjerja e stalinit e shurra e milladinit edvin.po ka sukses rama qe beri JASTEKUN E GRISELDES femij 9 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *