• |
ide | kryesore

Video/ Giroud spektakolar në goditjen me kokë: ndëshkon ish-skuadrën e tij

Sport, Video



Olivier Giroud ka treguar arsyen përse Maurizio Sarri e ka zgjedhur në vijën e parë të sulmit, në finalen e Europa League kundër Arsenal. Francezi ka shënuar në minutën e 49, duke shfrytëzuar një krosim të Emerson. Sulmuesi ka goditur me inteligjencë, duke u zhytur me kokë, me Cech që nuk mund të bëjë asgjë për të ruajtur portën të paprekur. Ndëshkon ish-skuadrën e tij Giroud, duke e afruar Sarrin me trofeun e parë personal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *