• |
ide | kryesore

Video/ Një vit gënjeshtra të Ramës për hapjen e negociatave

Arkiva, Të fundit



Nëse ka një fushë ku Edi Rama ka rreshtuar më shumë mashtrime njëra pas tjetrës pas atyre për kanabisin dhe kriminelët e zgjedhur nga rilindja, është pa dyshim ajo e hapjes së negociatave. Vjet në qershor ai tha se ato u hapën dhe se tani një vit më pas do të bëhej edhe formalizimi.

Kur kaluan 12 muaj dhe gënjeshtra e parë doli bllof, ai nxorri të dytën: po na pengon politika e brendëshme e vendeve të BE, e cila po na bën kurban nga frika e ekstremit të djathtë.

Por pas kësaj ai u përball me një pyetje tjetër: nëse shkaku nuk gjendet në qeverisjen e Tiranës por tek politika e brendëshme e vendeve të unionit, atëherë duhet të digjet edhe Maqedonia e Veriut. Pra, nëse fqinjët tanë i hapin negociatat (siç ka edhe sinjale lexo shkrimin poshtë) dhe ne jo, atëherë edhe ku justifikim bie.

Raporti i Brukselit/ Shqipëria diferencohet nga Maqedonia për negociatat

Por edhe kur u gjend përballë kësaj pyetjeje Rama gjeti një alibi të tretë: nëse kjo ndodh pyesni Saliun dhe Lulin (video).

Pra vetëm brenda një viti ai ka thënë se negociatat janë hapur, se ato nuk po hapen si shak i ekstremistëve ksenofobë dhe së fundi se për moshapjen fajin e ka Saliu.

Nuk parashikohet se çdo të thotë tjetër kur të merret vendimi i Këshillit Europian.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Kur kristaqi yt e spiro koleka benin antimitingje me fotografi te enverit berisha bertiste shqiperia si europa

  2. Kjo pun esht me te futue mogerini dhe han i lan duaret sot ne si popull na karen ziarri brenda kishte te drejt enver hoxha te luftoim armikun e brendshem kush esht luli dhe Berisha.

  3. Me ne fund edhe nje rekomandim per celje negociatash. Ne mos gaboj eshte i treti. Per rekomandimin e dyte u dekoruan tre ambasadore ne mos gaboj. Sivjet duhet dekoruar politikanei 28 vjecar qe ka filluar te merret me politike qe 14 vjec, personi te cilin ia morem me zor Kosoves (dhe mire beme qe ia morem se do ishim shume prapa) ministri i jashtem ne detyre z. Genc Cakaj. Ambasadori Soreca sapo ka thene qe Shqiperia ka organet e reja te drejtesise. Fantastike!!! Na mungon vetem Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese, po kjo pak rendesi ka. Kemi PPP (prokuroren e pergjithshme ye perkohshme qe do rrinte dy-tre muaj ne detyre) qe eshte nje institucion i ri qe s’e ka asnje vend europian. Gjykatat e Apelit kane personel te pergjysmuar dhe kjo ka rendesi te vecante. Prandaj i metitojme negociatat. Nese ato nuk hapen, FAJIN E KA SALIU. Jane krijuar SPAK dhe BKH ne leter. Shqiptareve do iu duhet te presin se paku 5 vjet per te marre ndonje vendim gjyqesor, por pa problem. Rendesi ka qe rekomandimi eshte dhene dhe, nese nuk celen negociatat si vitin e shkuar, kjo ndodh se BE i ka zili shqiptaret se jane shume perpara. Rrofte ministri i jashtem ne detyre!!!

  4. ka nent vite qekokaina e kanabisi i edvin qelbesir rames pengon vedin.ju iken profiti po hym ne evrop.e dosh,rrahman rrahja,sadri abaza,pjerdhin ndrea fatmir xhafa shkohet vetem ne qenef negjmije.

  5. Nëse ju kanë pëlqyer gënjeshtrat e vitit 2018 për hapjen e negociatave, atëherë , keni rastin të ushqeheni me gënjeshtrat e radhës. Ata që i besuan vjet kryesunduesit ,mund të fajsonin rilindasin e madh, por këtë radhë duhet të fajsojnë veten nëse e hanë përsëri siç e hëngrën. Para se ta votoni, kur të vijë dita, më mirë rekomandojeni të mjekohet, do të na këshillonte shkrimtari Kim Mehmeti nga Maqedonia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *