• |
ide | kryesore

SMS-të e Ramës dhe Sorecës: Përmendin Bashën, Mediun dhe shtyrjen e zgjedhjeve

Kryesore, Lajme



Ka qenë vetëm një moment pakujdesie që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të Raportit të Progresit, por pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama. Ekrani i telefonit të diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në ËhatsApp kreu i qeverisë shqiptare.

Pamjet janë publikuar nga ABC News, por lapsi.al ka mundur të deshifrojë një pjesë të komunikimit mes Ramës dhe ambasadorit Soreca. Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

“4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…” – i shkruan Rama në anglisht, ambasadorit Soreca. Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”.

“E pe?” – ia kthen Rama.

“Po, e pabesueshme” – e mbyll bisedën ambasadori i BE-së. Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave. I gjithë ky komunikim, ndonëse vetëm një pjesë mjaft e vogël, tregon se çfarë ndodh në prapaskenën e krizës politike, ku janë të përfshirë politikanë dhe ambasadorë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=G8XCYkUbndY&feature=youtu.be



20 Comments

  1. Hahahahaah ku mi gjeni keto perla o lapsi. Tani do filloi kori i gomerve qe ushqehet me ferat tuaja, e bleu rama i ka ne dore rama keta, te gjith jan kundra yllit te demokracis bashes e plot si keto. Kenaquni o gomer se lapsi e beri detyren, tani eshte radha juaj te pellisni.

    1. Qenke hedhur I pari në kundërsulm! Pse të djeg kaq shumë?! Video është e qartë. Apo edhe kjo është gënjeshtër? Mos U mërzit kaq shumë.

  2. Besoiini te huajve o shqiptare. E kane mendjen vetem tek llogarite e tyre bankare qe mbushen me leket e kthyera ne euro te vjedhura nga taksat tuaja. A thua kete Soreca-n e ka derguar ne Shqiperi Mogherini

  3. Keta jane te fundit sorrosiane te BE. Soreces i iku Mogherini. Keto jane pazaret e fundit. Kaq mund te bejne. Mos harroni qe mesazhet i nxorri ABC e frangajt. Nuk nxirren pa lejen Rames aty. Rama ka dashur te dalin mesazhet. I demtuari eshte soreca. Jo rama.

  4. O Llapsi, mos e shaj babane tend se te ka edhe kerric te pare… Medemek shtylle te familjes dhe trashegimtar te fronit.

  5. Qenke hedhur I pari në kundërsulm! Pse të djeg kaq shumë?! Video është e qartë. Apo edhe kjo është gënjeshtër? Mos U mërzit kaq shumë.

  6. po c fare pritet nga ai fytyre qeni ndragetes ridhjerese.eshte i zhytur ne mutin erilindjes sa per ty llapsin e ripjerdhjes ja u tha z.Marku dje edhe mut tu japi rama dhe ate e hani dhe femrat ju .ihen se keni problem po jane parate tona o gomar qe merr soreca dhe mafja e ambasadave.

    1. Ja se per leket e Beccetit po presin gjyqin e radhes. Nje tjeter e rrumbullakos shumen . E con 300 miluone euro. Do ti paguaje igli tare me agacin nje pjese si Keshilltaret e liderit suprem dhe nje pjese Sandri me Mero Merimangen , skuthat e frontit te pare te urrejtjes qe yshten liderin tone te pagabueshem.

  7. ore po beketi si na e futi kshu e???

    legen burre dhe ai

    nje te bere nje marreveshje me ramen. ti e dhjet ceshtjen ne arbitrazh une marr leket nga vendimi i arbitrazhit dhe te jap ty pjesen tende.

    mrekullia vete!

    ku qendron problemi ketu ??? 😀

  8. Një lutje për mediat shqiptare:
    Kur prezantojnë z.Soreca në ndonjë lajm, të shkruajnë emrin e tj poshtë fotos sepse lexuesit mund ta ngatërojnë me Ulësi Manjën të cilit i ngjet shumë.

  9. Sipas disa infove jo shum te sigurta thone se Rama do u nxjerre sms dhe vidjo ketyre qe gjasma na duan te miren i ka te grumbulluara dhe ne shtyrjen e zgjedhjeve do filloi te nxjerrr nje nga nje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *