• |
ide | kryesore

Kakofonia e ndërkombëtarëve, kujt i duhet besuar?

1, Ide



Eksportimi i krizës shqiptare në rangjet e larta  europiane dhe rikthimi i saj tek ne në formën e deklaratave kundërthënëse, po krijon një trubullirë të madhe për publikun.

Palët politike të bindura se e kanë humbur krejtësisht legjitimitetin brenda vendit po përpiqen të luftojnë me njëra tjetrën përmeës mesazheve që vijnë nga Brukseli apo Berlini, Parisi apo Haga.

Lexo më tej:

Dokumenti/ Çfarë thotë realisht Brukseli në raportin për Shqipërinë (E PLOTE)

Sapo njëri krah përmend zyrtarët e BE-së, tjetri popmpon deputetët e bundestagut, sapo i pari përdor ndonjë politikan qefli në moshë të thyer, i dyti i kundërpërgjigjet me ndonjë pensioniste që vetëm në Tiranë i kushtohet vëmendje.

Në këtë kakofoni, një konsumues i zakonshëm i politikës e ka të vështirë të kuptojë se kujt prej atyre, që për një kohë të gjatë i kemi konsideruar si “arbitra të paanshëm”, duhet ti besojë.

A është real Progres Raporti i komisionit që i shkon për shtat qeverisë Rama, apo mos vallë është më i saktë qëndrimi i shumicës parlamentare gjermane, që pretendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që iu vunë një vit më parë?

A duhen përtypur symbyllurazi deklaratat e Mogherinit, që e shet reformën në drejtësi si një histori suksesi, apo duhet lexuar me vëmendje qëndrimi i Bundestagut për gjykata jo funksionale.

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave

A të flemë të qetë se morëm edhe njëherë reagim pozitiv për hapjen e negociatave, apo të besojmë ato që thonë njerëzit e afërt të presidentit francez Macron, se ai nuk do të lejojë as këtë vit ndezjen e dritës jeshile për Shqipërinë?

Përpara se të vendosim rend në këtë kullë të vërtetë Babiloni është mirë të shpjegojmë disa gjëra të thjeshta. Vendimi i Brukselit që i propozon vendeve anëtare një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, nuk ishte një surprizë. Kjo “Po” e shitur në qershorin e shkuar për më shumë sesa ishte, na qe dhuruar që vjet. Dhe me përjashtim të ndonjë katastrofe, Komisioni Europian nuk i tërheq mbrapsht rekomandimet e veta. Shembulli më i prekshëm për këtë është ai i fqinjit tonë lindor, Maqedonisë, që megjithëse lëngoi gjatë nën regjimin despotik të Nikola Gruevskit, Brukseli, pasi ia dha, nuk ia tërhoqi më pas viston për hapjen e negociatave.

Por, në shumë raste, ndryshe gjykojnë burokratët e Brukselit dhe krejt ndryshe vendet e fuqishme anëtare që procesojne edhe infot që u vijnë nga shërbimet sekrete, policitë lokale dhe skanimi që ata i bëjnë vetë qeverisjes së Tiranës.

Eshtë pikërisht kjo anë tjetër e medalies që që e ka shtyrë partinë e Anxhela Merkelit të trishtohet për moshetimin e politikanëve të implikuar në blerjen e votave dhe në abuzime financiare.

Eshtë pikërisht kjo që e yshti, trashigimtarin e partisë, sot opozitare, të Nikola Sarkozisë të fliste për pamundësinë e përparimit të një vendi të korruptuar drejt BE-së.

Eshtë pikërisht kjo që i detyroi deputetët holandezë të votonin masivisht rikthimin e vizave, nga frika e eksportimit të kriminalitetit shqiptar në vendin e tyre.

Dhe fatkeqësisht, për aktin final të hapjes së negociatave nuk vendosin as Frederika Mogherini dhe as Hanes Han, por vendet anëtare të BE-së, disa prej anëtarëve themelues të së cilës kanë shpërehur rezerva therrëse për qeverinë e Tiranës.

Për të gjithë ata që e njohin procesin, janë këta të fundit që duhen dëgjuar dhe argumentat e tyre që duhen mbajtur vathë në vesh.

Ndërsa për të tjerët, të përhumburit me vetëdije në kakofoninë e qëndrimeve ndërkombëtare që bëjnë rikoshet në Tiranë, ka vetëm një mundësi për tu kthjelluar.

Ata duhet të bëjnë durim. Ata duhet të presin edhe tre javë.

Në 18 qershor vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret nga krerët e vendeve anëtare. Dhe vetëm atëherë do të kuptohet përfundimisht se cilat nga argumentat që gëlojën sot në treg duhej besuar: ato për histori suksesi, apo ato për një ngelje të përsëritur në klasë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Po nuk ka hapje negociatash mo, ate e di i madh e i vogel. Rilindja do beje detyren, pra mashtrimin , sikur edhe vetem nje dite te mbaje e jo me tre jave. Kete rruge ka zgjedhur se ka akoma budallej qe besojne edhe pasi u pergenjeshtrua ne meyre skandaloze vjet kur tha qe u hapen.Kur tha ate, cdo gje mund te thote dhe as mos e merr mundimin te arsyetosh Bushat, sepse ato me dy pare mend e kuptojne shume mire se cfare ndodh, te tjeret jetojne lumturisht ne iluzionin centrifugal te Rilindjes dhe quajne tradhtare ato qe i ka mbetur nje fare sensi edhe pas 6 vjet terror propogandistik.

    1. me mire me rilindjen se me malokt
      ka i dallim te madh
      rilindja: nakatosen ca me parane por qytetare
      maloku: hajdut, cecen dhe shpellar

      zgjedhja eshte e lehte

      1. o tirons o parazit, hajdut jane rilindasit vodhen dhe pastaj promovuan laskarat si puna jote qe te daline te mbajne gjalle frymen e socializmit skipetar te 70 viteve. kshue shte kur ke tall karin gjithe jetes. del e fluturon me pras ne bythe duke bere gjykatsin kush eshte “qytetar” dhe kush “malok”. qija tëmën e sëmës ja ka mbush mendjen edi se jeni te papare, ndarje klasash, njelloje si ne komunizem asgje ska ndryshuar. ihiiiii

  2. ore edhe sikur te hapen negociatat pranimi ne be-ne e leshit mund te zgjase 10 vjet a 15 vjet sa ti teket atyne burokrateve qe sillen si pordha per breke vetem me more rrogat e veta.

  3. Sikur te ishte per Shqiptaret edhe ne NATO nuk do ishim futur,njeri thoshte skemi mortaja.tjrtri skemi oriz por kemi mitrloza,ka shume komuniste dhe pak balliste e polt dokrra shqiptaresh.Te ishte per NE edhe sot do ishim duke u zene se kush doli foto me Bushin apo klintonin,Amerika na njeh ndoshta me mire se gjithkush,na morri zvarre na futi ne NATO pa pjerdhur per BE sepse eshte ajo qe dikton.Analiza tip honorari nuk kane fund,Shkullaku na eshte bere si diversant qe flet me vehte(se nuk i kuptohen fjalet,eshte mamarak) dhe pellet per gjithcka sikur eshte xheneral menaxher i PDdhe i PS.Ne BE ndac te na futin a ndac te mos na futin ne do zihemi per kokrren e grurit se kush e vodhi,kur dihet qe hajdutet jemi ne.Ne diksionierin e vjeter Britanik,Shqiptar dmth bandit qe grabit karvanet dhe marrin peng njerez per pagese,Asgje nuk ka ndryshuar.

    1. uhuu ben blushi ti je mo ? po si ore hape parti fallco qe te vjedhesh ?! po si ore e cove ne tjeter nivel militantizmin, po mashkulli behet edhe njehere burr ne jete nuk ngelet komunist socialist gjithe jetes

  4. ben sikur se di pastaj ja na e tregon bushati se ne ke ane jane nderkombetaret, bushat filozofi, bushat kunadhja

  5. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *