• |
ide | kryesore

Askush si ty Pedro! I pari dhe i vetmi lojtar në botë që ka fituar gjithcka

Sport



Pas fitores së Europa League, në dhomat e zhveshjes së Chelsea shpërtheu festa e madhe, por mes Blues ishte një lojtar që kishte më tepër motive se të gjithë për të festuar: Pedro Rodriguez Ledesma, i njohur thjesht si Pedro. Sulmuesi spanjoll i Chelsea, në gol në finalen e Baku, është bërë i parë dhe i vetmi lojtar në botë që ka fituar gjithcka: 3 Champions League, 3 Superkupa europiane, 2 Botëror për klube, 5 Liga, 3 Kupa Mbreti e 4 superkupa kombëtare me fanellën e Barcellona. Një Premier League, një Kupë të Anglisë e Europa League me fanellën e Chelsea. Botërorin 2010 e Europianin 2012 me kombëtaren spanjolle.

Këtij rekordi të pabesueshëm i duhet shtuar edhe se Pedrito ishte lojtari i parë në botë që ka shkuar në gol në të gjashtë turnetë e diskutuar (e fituar) në 2009 me Barcelonën dhe se në tetë finalet e diskutuara ka shënuar gjithashtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *