• |
ide | kryesore

Berisha: Thaçin e mban peng dosja në Hagë për 200 vrasjet pas luftës

Lajme, Të fundit



“200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin”. Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë T7 në Kosovë.

“Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit. Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin.

Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate. 200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Hajde gallate hajde…..
    Doktor mortja, autor i mire vertetuar i Gerdecit dhe 21 Janarit, akuzon Thacin per vrasje dhe si agjent te Beogradit.
    Po ky ka perfundu gazi botes me. Po lidheni se i turperoi shqupistat me.
    Shif kur te dalin Stalin komunisti, me Xixen e gazidedes me na mush mendjen gje e bardha eshte e zeze.

  2. Ky monster vrases qe ka mbi kurriz 186 vrasje ne tropoje dhe kjo eshte arsyeja qe ky Mut burri malok nuk shkon dot ne tropoje,ka goje dhe shpif per te tjeret

  3. Berisha eshte ndoshta heroi i pare i keti niveli i te gjitha kohrave. Heronjte tane zyrtare jene te tille per sherbimet qe u kane bere te huajve duke perdorur popullin Shqiptar.

    Bashkimi me Kosoven eshte i gabuar pa nevoje dhe na dobeson politikisht. Pse Austria nuk bashkohet me Gjermanine, po Zvicra nuk ndahet..???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *