• |
ide | kryesore

Brnabic i quajti shqiptarët “njerëz që vijnë nga mali”, reagon ashpër Prishtina

Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës fyese të kryeministres serbe, Ana Brnabiq ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave serbe, gjatë një konference shtypi të mbajtur sot në Beograd me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, teksa ka folur mbi zhvillimet e fundit në raportet me Kosovën, Brnabiq ka përdorur një fjalor stigmatizues duke thënë shprehimisht se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Ndërkaq, Pacolli, në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, shkruan se përgjatë shërbimit të tij si kryediplomat, nuk do të lejojë që kreu i ekzekutivit serb të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.”-  ka shkruar Pacolli.



5 Comments

  1. O Pacoll qe kur je ti ne ministri Kosova ka humbur ne politikat nderkombetare duke ulur edhe numrin e njohjeve. O Pacoll e dijme mire ne se si u bere me lek nga Rusia e se si ti dhe Sali Ramoe Berishovic jeni agjente te UDB-se. Ik o Pacoll se koha dhe faktet jane kunder teje o tradhetar i kombit!

  2. MOS U MERRNI ME ME GJITH ATO QE KAN MBI EMRIN Ic DHE VIc DUKE I NDJEKUR FJAL PER FJAL KJO KOHE KALOJ HISTORIA TASHME KA EVIDENTU FAKTE QE KETO I NGARKON ME LLOGARI KOSTO cMIM PER GJITH cFAR KOMBIT TON I BEN NDER SHEKUJ ,TASHME ESHTE EPOKA SHQIPTARE DHE FUNDOSJA SLLAVE

  3. Sipas ketij -UNS-it ,ketij leksionistit te bythes qe te njejten -biografi-te Berishes e nxjerr ne c’do faqe te ketij portal,i qe Kosoven ta njohin te tere shtetet e botes duhet me patjeter -teza-e Thacerve-dhe psikopatit Edvin-per tjetersimin e kufijve -Tingellon aq bajat o sigurimsi i shtetit ajo fekalja qe nxjerr nga goja qe -Pacolli dhe Berisha na qenkerkan agjente te Serbeve.Sa i vone je nga trute aq dhe me idiot je ,akoma me keto qe ti mbeshtet nuk e ke kuptuar se kush eshte -agjent i Serbeve ,o ti je me gjithe kuptimin e fjales kerrme nga tute dhe nuk di te percaktosh -agjentin-ose e kunderta ti je nje njeri me -Skleroze-dhe nuk ben dot dallomin.

  4. Mos i bini shume ne qafe Brnabiqit per cfare thote se me te degjuar e ka. Shprehje te tilla perdoren aq shpesh ne Shqiperi sa nuk i bejne me pershtypje askujt. Lere pastaj kur flitet edhe per bashkim kombetar … nejse, muhabet i gjate ky.

  5. Shum njerzve ne kete bote kur gjerat e duhura nese sot nuk jua kupton zemra neser do tjau kuptojne mendja por me kosto humbje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *