• |
ide | kryesore

Conte-Inter tërbon juventinët: peticion për të hequr yllin e tij nga Allianz Stadium

Sport



Inter ka zyrtarizuar lamtumirën e Luciano Spalletti dhe tani pritet vetëm njoftimi si trajneri i ri i Antonio Conte, prej ditësh në Milano për të përgatitur sezonin. Një lajm që nuk i ka pëlqyer tifozëve të Juventus, që e konsiderojnë teknikun salentin një simbol për atë që bëri me bardhezinjtë si lojtar e si trajner. Mes këtyre tifozëve të pakënaqur, dikush ka shkuar përtej dëshpërimit, duke nisur një peticion online në faqen e njohur ‘change.org’, duke propozuar që ylli me emrin e Conte, prezent në Allianz Stadium së bashku me ato të kampionëve të tjerë që kanë bërë historinë e klubit, të hiqet.

Në pak orë petizioni është firmosur nga më shumë se 200 persona, por ndjesia është se numri i tyre është i destinuar të rritet, sapo të bëhet edhe njoftimi zyrtar për kalimin e Conte tek zikaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *