• |
ide | kryesore

Festa e fëmijëve vjen ndryshe këtë vit!

Stil, Të fundit



1 Qershori vjen më i veçantë se kurrë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit dhe padyshim edhe ata të të gjithë Shqipërisë.
Talenti shpaloset më së miri që në moshë të vogël, kështu që kësaj here vogëlushët do të kenë shansin që t’i shfaqin haptazi aftësitë dhe prirjet e tyre në një fushë ku ata mund të shkëlqejnë në të ardhmen.

Në fakt, qendra e kryeqytetit, për një ditë, me rastin e festës së fëmijëve do të jetë Qendra Tregtare Univers e cila do të shndërrohet në një qendër të vërtetë sfilatash. Në këtë qendër do të vendoset një pasarele speciale me rastin e 1 Qershorit, ku do të sfilojnë fëmijët që kanë aplikuar nëpermjet një formulari të posaçëm në faqen e uebit www.qtu.al .Fëmijet dhe do të jenë protagonistë për 1 ditë në eventin e muajit në QTU.

Këta modelë të vegjël do të parakalojnë në pasarelë me koleksionet e reja të veshjeve për fëmijë nga markat e mirënjohura të dyqaneve të QTU si: Okaidi, Mothercare, US Polo, Lc Waikiki, Koton, De Facto, New Yorker, The atlethes Foot, Buzz, Sport Vision, Sport Realty, Flo, Max optika, etj.  Gjithashtu për ta bërë sa më speciale këtë ditë për ta, do të ketë edhe një spektakel me Voice Kids dhe të ftuar të rëndësishëm.

Sfilata do të kurohet nga Niko Komani @nikokomani dhe moderimi i eventit do të bëhet nga Aulona Musta @aulonamusta Për të gjitha këto arsye, nëse doni t’i gëzoni sa më shumë fëmijët tuaj në ditën e festës së tyre, nuk duhet të mungoni në asnjë mënyrë në datë 1 Qershor, në orën 18:00 në sheshin kryesor të QTU.
Jeni të gjithë të ftuar!

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (ARTIKULL PROMOCIONAL)



1 Comment

  1. Shani gjithe diten sistemin dhe oligarket, po parate keni qejf t’ua merrni. Hipokrite te pacipe! I keni paguar tatimet per te ardhurat qe keni realizuar nga kjo reklame?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *