• |
ide | kryesore

Frika e Ashton Kutcher, mos akuzohet për vrasjen e të shoqes

Arkiva



Ashton Kutcher është trembur, sepse beson se mos akuzohet për vrasjen e shoqes së tij, pasi ka lënë shenjat e gishtërinjve në shtëpinë e saj.
Aktori dëshmoi në seancën gjyqësore ku Michael Gargiulo akuzohet për vrasjen e Ashley Ellerin, më 21 shkurt 2001.Kutcher kishte planifikuar të darkonte me Ellerin, 22 vjeçe, por ajo nuk u paraqit në lokal, pasi ishte vrarë me 47 goditje thike, në shtëpinë e saj, ndërsa bëhej gati për të dalë.

“People” shkroi se gjykata dëgjoi se si Ashton foli me Ellerin në telefon më 20:24, por ajo ishte vrarë pak më pas. Kutcher i kishte telefonuar sërish më vonë, por kur nuk iu përgjigj, ai kaloi nga shtëpia e saj dhe trokiti në derë. Sipas, aktorit, kjo ishte koha kur Ashton kishte lënë shenjat e tij të gishtërinjve, pa pasur dijeni se në atë shtëpi kishte ndodhur një krim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *