• |
ide | kryesore

Ironia e Lubonjës: Sillni 2 ekspertë sepse o Rama, o ne jemi të çmendur

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve bëri ironi duke u shprehur se “duhej një ekspert psikolog dhe një kriminalistik”. Sipas tij, dy ekspertët duhen të sqarojnë nëse Rama dhe të tijtë janë çmendur apo të ftuarit në studio.

“Shkurt thjesht një koment i vogël është. Ti ke marrë ekspertë këtu financiar, ekonomik, rrugësh. Këtu duheshin dy ekspertë që mungojnë, njëri ekspert psikolog, që të shikojë sesi mund të jetë babëzia në këto nivele, ky aventurizëm në këto nivele. Duhet edhe një ekspert kriminalistik i Prokurorisë. Mund të na marrë edhe ne si të çmendur, por o ne, o ata”, – tha Lubonja.

Ai tha se kryeministri Rama dhe njerëzit që ka përreth e kanë bërë shtetin si pronën e tyre ndërsa shtoi se shkeljet dhe vjedhjet kanë plasur nga të gjitha anët. Sipas tij, kryeministri vijon të mbështetet nga televizionet kombëtare dhe nga trafikantët, të cilët si thotë analisti , vijojnë të pastrojnë para në interes personal.

“Nëse të kujtohet atëherë te Astiri kur thoja këtu se: “Ose duhet të vijë prokuroria të na merrte ne për shpifje ose të shkonte tek ata që ne akuzojmë”. Shifrat u dhanë, ekspertët janë këtu, shkeljet nga 4 anët. Tani është e kotë që të flasim, por problemi është se si mund të rrëzohet. Kjo është gjë e përditshme dhe nuk di çfarë të them. Problemi është ç’i bëhet këtij njeriu dhe atyre që i ka rrotull.

Shteti është i tyre. Shko blloko prokurorinë se nesër do në vijnë të na arrestojnë ne. Ne po bëjmë detyrën tonë ndaj publikut. Televizioni Kombëtar Klan në vend që të bëjë këtë, ai bën mbulimin e kësaj vjedhjeje. Televizionet kombëtare i kanë me vete, bizneset me vete, trafikantët me vete dhe çfarë na ka mbetur neve. Vetëm të ikim. Ky do të përfundojë një ditë, por nuk dihet se kur. Kështu janë regjimet”, – tha ai.



7 Comments

    1. O rrot kari, si mund te quash psikopat lubonjen qe denoncon mbi 100 milion euro vjedhje ne vetem nje dore? Ke tru ti, apo lesh ne vend te trurit? Nuk jane leket e lubonjes ato qe vidhen por te miat e tuat. Nuk eshte saliu lubonja, por njeri qe ka bere 20 vjet burg ngaqe nuk i rruhet kari per pushtetin, por vetem per lirine. Po c’rrace e ndyre jeni mor qe iu mban akoma toka? Ne cdo vend lubonja do ishte “monument kulture” ketu e quajne psikopat, per te mbrojt njerin qe kartelen mjekesore realisht e ka, por i mungon vetem kartela e zeze e penalitetit qe ka 20 vjet qe e meriton. 1000 here turp!

  1. Nuk jane keta psikopate, por eshte populli dele. E shikon cfare shkruan ky kari siper meje. Ketij edhe gruan ti qije rama do i thote: A u lodhe vlla? Do noj cigare?

  2. problemi nuk eshte hiq nje hajdut me klanin e tij dhe ver nje tjeter me po te njejtin klan. Problemi eshte se duhen bere ca ligje qe te mos vjedhi dot asnjeri. Luli nuk thot ti bejm keto ligje por thote te vije njehere une aty pastaj ti bejme. Se ha me njeri ate tek o fatos lubonja. Luli si do ligjet se do me vjedh per vete.

    1. Luli ndoshta s’i ben, ndoshta edhe i ben. Ajo qe na eshte bere e qarte pertej cdo dyshimi eshte se Rama s’ka per ti bere kurre. Prandaj ne keto qe thua ti nuk ka absolutisht asnje argument, vetem demoralizim dhe mbrojtje te status quos.

  3. Karin tim aty mbaje siper teje, ne goje, se mua si Rama ashtu edhe Saliu qe me sa duket nga pervoja yte personale t’i ka qire femrat e familjes dhe tani qe si punon me ti qi Luli, me rruajne karin o idiot.
    Mos harro, boi pak yzmet sumes, se mua gjithmon siper do me kesh dhe ti qifsh nonen tate o ndyresire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *