• |
ide | kryesore

Keni fituar Lotarinë Amerikane? Ambasada shpërndan njoftimin e rëndësishëm

Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një tjetër njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët e shpallur fitues të Lotarisë Amerikane. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada udhëzon fituesit në pritje të procedurave të radhës, që t’u drejtohen Qendrës Konsullore të Kentaki-t (KCC) për të caktuar datën e intervistës.

“DV2020?Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste. #PyetAnen.”- shkruhet në njoftimin e ambasadës, për të informuar gjithë të interesuarit mbi hapat e mëtejshëm.

 

 

KCC është përgjegjëse për përpunimin e vizave pas shpalljes së fituesve të Lotarisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *