• |
ide | kryesore

Kërkoi të shkonte në Kinë për para, tani thotë se do luajë gratis për Real: dualiteti i frikshëm i Sergio Ramos

Sport



“Nuk dua të largohem nga Real Madrid, dua ta mbyll këtu karrierën time. Do të luaja edhe gratis e ditën që do të iki do ta bëj si fitues e do të dal nga porta krtesore”. Sergio Ramos mbyll të gjithë fjalët për të ardhmen e tij larg kryeqytetit spanjoll në një konferencë për shtyp në Valdebebas. “Nuk e kemi prekur fare cështjen ekonomike, bëhet fjalë për besim dhe afeksion – shtoi mbrojtësi -. Në jetën time ka dy emblema, tifozët e presidenti. Pati disa gjëra që më vunë në dyshim e më lënduan, për këtë motiv desha të flas ballë për ballë me Florentino. Oferta nga Kina është mbi tavolinë, në asnjë moment nuk mendova të shkoj, as kërkova të lihem i lirë”.

Fjalë dashurie të kapitenit për Real Madrid e duket se mosmarrveshjet kanë mbetur pas krahëve. “Nuk është strategji, nuk dua të rinovoj dhe jam i kënaqur me atë që kam – ka shpjeguar Ramos – Jam kapiteni e ndihem i vlerësuar e respektuar nga shokët. Më njohin e askush nuk e vuri në dyshim faktin që do qendroja. Nuk ka ardhur ende momenti im, e ku të vijë nuk do të luaj kurrë në një klub që konkuron me Real Madrid”.

Deklaratë e cuditshme, sepse vetëm një ditë më parë, Florentino Perez, për Onda Cero, konfirmoi kërkesën e largimit të Sergio Ramos: “E kam takuar me menaxherët e tij, më kërkuan ta lejoja të ikte gratis sepse në Kinë transferimet janë shumë të komplikuar. Mund ta flasim por nuk mund të largohet me parametër zero, Real nuk e shet falas kapitenin e tij: do të ishte një precedent i tmerrshëm”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *