• |
ide | kryesore

Konspiracioni i Romës: “De Rossi donte të hiqte qafe Totti”

Sport



Përqafimi mes Totti e De Rossi të dielën është imazhi i fundit që tifozët verdhekuq kujtojnë nga dy kampionët, por prapaskena që zbulon Repubblica, fsheh një vit të komplikuar tensionesh. Sipas të përditshmes romane ka patur një konspiracion të vërtetë të mesfushorit, që sapo i dha lamtumirën verdhekuqve kundër ish-numrit 10. Sipas gazetës, De Rossi bashkë me senatorët Kolarov, Manolas e Dzeko kanë kërkuar largimin nga Trigoria të ish-kapitenit, “duke e zëvendësuar me dikë që ta mbajë larg”.

E gjitha nisi që me largimin e teknikut Di Francesco e drejtorit sportiv Monchi. Për ta konfirmuar është një mail, shkruar në mëngjesin e 16 dhjetorit, nga Ed Lippie, preparatori atletik e njeriu i besuar i Jim Pallotta, i cili e ka marrë mesazhin. Presidenti, i qetë në Boston, informohet që dhomat e zhveshjes janë ngatërruar keq: Di Francesco, Monchi e Totti nuk shihen më me sy të mirë nga lojtarët. Lippie, që prej pak kohësh është larguar nga Roma, zbulon edhe burimet tek numri 1 i klubit: mjeku social Riccardo Del Vescovo e fizioterapisti Damiano Stefanini.

Pallottavendosi ti informojë të interesuarit për mail e marrë e “për Totti kjo është një plagë e thellë”. Zgjedhja ishte ajo për të mos ndërhyrë për të kompromentuar sezonin, por pas eleminimit nga Champions nga Porto ndodhën zhvillimet e para: iku tekniku, drejtori sportiv madje edhe mjeku e fizioterapisti, mik i madh i De Rossi, pa shumë shpjegime. Nga aty ishin muaj ngrice mes Totti e De Rossi deri tek përqafimi i të dielës e ajo “nuk desha” që tani merr kuptim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *