• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rekomandimin pozitiv e kemi marrë që në 2016-ën

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot në lidhje me rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Kryemadhi është shprehur se rekopmandimi pozitiv ka qenë pjesë e statusit të Shqipërisë që në vitin 2016. Sipas Kryemadhit, integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet i mundur vetëm pas largimit të kryeministrit aktual.

“Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!
Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!
E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.
Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë”, shprehet Kryemadhi.



4 Comments

  1. Fallxhorja ka 1vit qe ben thirrje langaraqve qe i shkojn pas ramen do e terhqim zvarr ne per rruget e tranes buqesia ka ren per tok kjo parti esht partija e krimit e droges si nuk ka turp kjo fallxhore shpresoj ne daten 2 qershor te bej vap se fallxhores i vjen keq per policat ti coi ndonj shishe uj hrrova qe e kan nbryshuar programin protestat i bejn ne dark shqipria nuk esht pron familiare duhet te jet per ke do sinqiritet ndergjegje per ate qe bejm cdo dit fallxhore te kesh turp turp turp.

  2. Sa here mona flet me gjuhe te forte nje oligark iken dhe futet te thesi i Rames dhe e ndihmon KM-ne te futet te thesi i votave. Cudi! Partia socialiste eshte nder te rrallat parti ne bote qe kopjon taktikat e nje partie 3 here me te vogel. E beri per blerjen e votave, per kampingjet e jales, per njerezit e trashe ne parlament……….etj.
    Parti dhe lider pa pike personaliteti d.m.th.

  3. imagjinoni te behet kjo anadollakja qe slidh dot dy llaqe nonji ministre apo kryeministre. Tre familje kan marr peng Shqiperin, i zent mallikimi i popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *