• |
ide | kryesore

Nëntë gola në një ndeshje të Botërorit: Haland çmend Juventus dhe Manchester United

Sport



I pabesueshëm, i jashtëzakonshëm, përbindësh: vetëm 19 vjec (i mbush në 21 korrik) Erling Braut Haland futet menjëherë në historinë e futbollit, duke shënuar nëntë gola në një ndeshje, në Botërorin e Under 20. Norvegji-Honduras 12-0 dhe sulmuesi i Salsburg, mes minutës së 7′ e 90′ e tund rrjetën 9 herë. Djaloshi 191 centimetra e 87 kilogram, është rritur tek të rinjtë e Bryne e ka një të majtë fine e nuhatje të ndjeshme për golin.

Nëntë gola në tre ndeshje (Norvegia ka humbur sfidat me Zelandën e Re e Uruguay) që me shumë mundësi do ti lejojnë Kombëtares së tij të kualifikohet si e treta më e mirë e turneut, por që gjithashtu ndihmojnë të tërheqin vëmendjen, tek sulmuesi, të shumë klubeve të mëdha. Juventus madje vitin e kaluar kërkoi ta sillte në Torino, kur Haland luante ende për Molde

Sipas të dhënave të Transfermarkt.it vlera e kartonit të tij është 5 milionë euro, por mosha e re dhe përfaqësimet e mira mund të rrisin cmimin: në gjurmët e tij janë edhe disa klube të Premier League, ku spikat Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *