• |
ide | kryesore

“Nuk ishte Panucci më shqiptar se unë”: Lenjani i kthehet ish-trajnerit

Sport



“S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Nuk e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë”. Me këto fjalë mesfushori i kombëtares Emir Lenjani i rikthehet një historie të cilën shumë e paragjykuar, disa i dhanë të drejtë, por për të cilën nuk ishte shprehur kurrë më parë personalisht.

Kohët e errëta për Lenjanin duket se kanë kaluar pikërisht me largimin e ish-mbrojtësit dhe ardhjen e Edy Reja në krye të kuqezinve. Në fund të fundit ishte kushti që kishte vendosur ai, për të mos u kthyer më në kombëtare sa kohë ishte Panucci. E kjo e ka një shpjegim, që lojtari e tregon në konferencën për shtyp, duke mos e fshehur mllefin për trajnerin që e mbajti larg nga fanella që dashuron: “Më ka ardhur inat për atë moment – the Lenjani – Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale”.

Dicka personale, mendon Lenjani, pa patur idenë cfarë mund të ketë kthyer në personale një raport mes një trajneri dhe një lojtari. E megjithatë tani është koha për të harruar e për tu vënë në dispozicion të kombëtares: “Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë difensive. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë” përfundoi Lenjani.



1 Comment

  1. Nuk eshte pune shqiptarizmi kjo mor djale. Ji me profesional.
    Po te qe se ne kombetare merren ata qe jane me shume shqiptare, i pari qe duhej grumbulluar duhet te ishte…. Sal Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *