• |
ide | kryesore

Oferta fantastike nga Alpha Bank Albania

Arkiva, Stil



Përgjatë 21 viteve që operon në Shqipëri, Alpha Bank Albania ka patur përherë në fokus të saj klientin, duke krijuar produkte dhe oferta të favorshme për të.

Që prej fillimit të vitit Alpha Banka ka hedhur në treg oferta të shumta, ku kryesorja ka qenë shorteu “Bli dhe fito” me kartat American Express, për të cilat banka ka ekskluzivitetin në Shqipëri.

Ky shorte, ku kanë marrë pjesë të gjithë ata kartëmbajtës që kanë bërë transaksione me vlerë jo më pak se 10 000 lekë (deri më 31 maj 2019), do të hidhet në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të Bankës, më datë 26 qershor 2019, ora 11.00 dhe ofron çmime fantastike si:

5 Apple iPhone dhe 5 Apple iPad;

2 udhëtime turistike në Greqi;

1 Volkswagen Up!

Por jo vetëm kaq! Banka hedh në treg edhe 2 oferta të tjera për kreditë për individë.

Banka do të mbulojë shpenzimet ligjore, noteriale dhe ato të vlerësimit të pronës për aplikimet e kryera deri më 12 korrik, duke lehtësuar klientët nga shpenzimet fillestare të kredive hipotekare. Për më tepër të gjitha kreditë janë me norma preferenciale, financim deri në 90% të vlerës së investimit dhe afat shlyerjeje deri në 30 vite.

Nëse jeni të interesuar për kredi konsumatore, përfitoni nga oferta që zgjat deri më 30 qershor 2019: 0% komision disbursimi për kreditë konsumatore të pasiguruara; mundësi financimi deri në 500 000 lekë; deri në 2 milionë lekë pa kolateral dhe afat shlyerjeje deri në 7 vite.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh për klientët individë, biznes e korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanale të tjera alternative, si ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1400 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS). (artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *