Është skualifikuar një vit nga Gjykatësi sportiv i Ligës amatore të Venetos 14 vjecari i Treporti calico, që në 22 maj uli pantallonat gjatë ndeshje, duke provokuar arbitren e sfidës me një ftesë për akt seksual. Vendimi, që është shpallur sot, parashikon përgjysmimin e dënimit nëse djaloshi do të pranojë ti nënshtrohet riedukimit në një prej intitucioneve në qytetin ku banon.
Giulia Nicastro, e cila u ofendua rëndë gjatë ndeshjes, kishte pësuar në fakt presione dhe fyerje që në momentet e para të takimit, kur rreth 20 prindër të Treporti nisën ti bënin thirrje ti dedikohej zanatit më të vjetër në botë, përpara se të vraponte në fushat e futbollit.
Momenti më i turpshëm ishte në ekzekutimin e një goditje këndi, kur futbollisti 14 vjecar, që është dënuar nga Disiplina, uli pantallonat në mes të fushës duke kryer një akt seksizmi ndaj arbitres: “Të shohim nëse ke kurajë të më ndëshkosh, apo…” e këtu është ftesa për praktika seksuale.