• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Metës për shtyrjen e zgjedhjeve

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” në TCH për propozimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili shprehu gatishmërinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Rama tha se nuk kishte asnjë arsye që kjo të ndodhte.

“Kur ka qenë për të thënë diçka të papëlqyeshme për Presidentin nuk kam ngurruar ta them, por në këtë rast, brenda kornizës që Kushtetuta i jep presidentit për të qenë një zë, besoj se ka qenë korrekt. Të gjitha sa ka thënë janë brenda përpjekjeve të tij për të qenë dhe ai një zë në këtë situatë.

Shtyrja e datës së zgjedhjeve? Është në kuadër të përpjekjeve të Presidentit, por siç e ka thënë edhe ai “palët duhet të bien dakord”, por ne nuk kemi asnjë arsye që të vëmë në dyshim datën e zgjedhjeve. E kemi ditur prej kohësh kur janë zgjedhjet, kemi punuar për to dhe jemi bërë gati për to që kur i caktoi presidenti 6 muaj përpara. Nuk janë tonat zgjedhjet, ato i ka populli” – tha Rama. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po ca populli thu ti mor i pa nder mor ordiner Ca’ e di popullin ti dele qe i degdise rinin e ke Bo shqiperin ppp jep edhe linden pppp edhe zahon po sia zgjedhje me 30 qershor do te terheqin si qen zvarr mor klysh i kuq. Ty balle mozin e shum ju qe i pittori gjakun popullin ka 6 vjet turp turp

  2. HIPOKRITI!!!

    Nuk besoj se ka popull ne rruzullin tone Toksor,qe te kene vetpermbajtje e durim derri,se sa Ne!?
    Te mjeret Ne!!!

  3. Rama duhet te shkoj ne zgjedhje ti fitoj te gjitha vetem ateher ndodh dicka o behet lufte dhe shperbehet kjo klike e rezikshme o shperbehet shqiperia per ndrishe me marveshje vetem u zgjasim jeten ketyre banditeve qe kane zaptuar te gjitha institucionet ne ved

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *