• |
ide | kryesore

Rama: Konkluzioni i KE-së është i njëjtë, por jo raporti

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, është shprehur se konkluzioni i KE-së edhe këtë vit është i njëjtë me atë të një viti më parë, por raporti nuk është i njëjti. Pavarësisht progresit që sipas Ramës Shqipëria ka bërë, nuk mund të pretendohet se janë tejkaluar të gjitha problemet dhe se është arritur objektivi përfundimtar.

Rama shprehet në Kuvend se objektivi përfundimtar për Shqipërinë është anëtarësimi në BE.

“Konkluzioni është i njëjtë me një vit më parë, por raporti nuk është i njëjti. Në faqet e tij konstatohet se nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE. Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështërisësi mund të shihen të gjitha shtrembërimit e opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit dhe miqve apo partnerëve që kanë vullnet të dëgjojnë kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër. Ne nuk pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet dhe ka arritur objektivin fundor. Objektivi lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim. Sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave për të përparuar në të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit të Shqipërisë në një shtet të standardeve të BE”,- tha Rama.



3 Comments

  1. Kur flet monstra per standarte!!??

    Kryemutua kerkon standarte
    Se Shqipnia ne klase do te ngele
    Por vetem n’politike jo n’arte
    Hipokriti kushtetuten “ nuk e shkele”

    Qeverisja e tij s’asht pa kerrkund
    Prandaj shpellaret s’e kan thane kot,
    Kur vazhdon me “pjerdhe” deri n’fund
    Mendja e madhe, e zeza e t’zot!

  2. Dilni ju u hengert dheri
    dilni se erdhi haberi
    fitoj krimi fituan bandat
    na u hapen negociadat

    e tha Hani ,Mogerini
    ne komisionin europian
    ketu tek ne ore te mjere, i fundit
    o fiton ne kete mes ,ose qan

    po c’e do ata te shkretet
    i bene hesapet pa hanxhine
    i hapen rekomandimet
    pa e pyetur -Mama Dhine-

    U gezua e gjithe ”Shqiperia”
    Por nuk desh Mama Dhija
    Teta Merkel ,moj mama Dhi
    te shpallem armik ne Shqiperi.

    por tani cfare do bejne
    keta palo ambasadore
    qe e pershkruajne jeten ketu tek ne
    te bardhe por si debore,

    Te futin koken nder shale
    dhe turpin me buke te hane
    si nuk vune mend keta lyrashe
    si nuk vune keta hajvane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *