• |
ide | kryesore

Superiore/ Ankthi i liçensimeve zbeh rezultatet: Tiranës i duhet një pikë për shpëtimin

F1, Sport



Java e fundit e Superiores do të japë edhe verdiktet e fundit të mbetura në kampionat, edhe pse për zonën europiane pritet edhe finalja e Kupës dhe zhvillime jashtë fushave të blerta. E kështu e gjithë vëmendja është përqendruar në Selman Stërmasi, ku Tirana kërkon pikën e shpëtimit përballë Flamurtarit. Ne letër është një ndeshje e komplikuar me vlonjatët të tretët e që rrezikojnë zonën europiane në rast humbje, por problemet me licensimin, mund ta bëjnë të pavlerë rezultatin për kuqezinjtë.

Bardheblutë kanë bindjen se mund të sigurojnë rezultatin, me moral të lartë pas fitores në Lac, për të mbajtur pas Kastriotin, pavarësisht cfarë ndodh në ndeshjen e tyre me Kukësin. Krutanët presin të ndodhë një mrekulli, por lotët e Devollit, pasi mësoi që Tirana fitoi kundër Lacit, janë tregues të shanseve të venitura për Kastriotin.

Për Europën, Skënderbeu e ka mbyllur kampionatin me 55 pikë, me fitoren në tavolinë me Kamzën, duke e bërë Flamurtarin dhe Teutën të kërkojnë fitoren. Zona Europiane është një rebus në fakt, me korcarët të penalizuar, Flamurtarin të palicensuar, gjë që i jep shanse edhe Lacit, nëse Kukësi fiton Kupën. Teuta prêt kurbinasit në Niko Dovana, për ta mbyllur si duhet kampionatin, përballë bardhezinjve, që e kanë ezauruar pozicionin e tyre si forcë e gjashtë e kampionatit. Në Gjirokastër mendohet për sezonin e ardhshëm dhe një ndeshje me Partizanin që ngjan më shumë me një miqësore, me të dy skuadrat që i kanë vendosur piketat e tyre për këtë kampionat

JAVA E 36 E SUPERIORES

Kamza 0 : 3 Skënderbeu
Tirana 16 : 00 Flamurtari
Teuta 16 : 00 Laçi
Kukësi 16 : 00 Kastrioti
Luftëtari 16 : 00 Partizani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *