• |
ide | kryesore

Thaçi kërkon që BE-ja ta dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Komentet e Thaçit vijnë një ditë pasi Bërnabiq, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

“Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj të sotme”, tha Thaçi.

“Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi.

Bërnabiq i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Ajo po ashtu tha se disa prej shqiptarëve “janë edhe terroristë që nuk janë dënuar” dhe që “kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës”.

Bashkimi Evropian nuk ka dalë ende me ndonjë reagim.

Pas deklaratës së kryeministres serbe reagoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.

Ai, përmes një postimi në Twitter, tha se deklarata e Bërnabiqit është “e neveritshme dhe tërësisht e papranueshme”.

Sipas Pacollit, ky “racizëm i institucionalizuar” i ka rrënjët në ideologjinë e sëmurë ultranacionaliste.

Kosova dhe Serbia, qysh në vitin 2011, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i bisedimeve aktualisht ka ngecur, për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.



5 Comments

  1. Po Zviceranet jetojne ne maj te malit p.sh. Ku eshte problemi ketu? Paska marre gjuhen e Rames dhe te morrave te kuq qe i quajne malesoret egersira. Para se t’i pervisheni kesaj, o lidera te Kosoves, merruni me Ramen qe e nxit urrejtjen per malesoret, ku perfshiheni dhe ju, me shume se te gjithe.

  2. ter naten me ramen ,batonin,ballen,xhylen e ahmetit dhe spiropalini ihajn mutin vuqiq,nikoliq,tadiq,daqiq e bregoviq e diten bejn patriotin.

  3. Ne kemi ardh nga mali, ndersa kryeministria e serbise ka ardhur nga gayparada sorosiane. Po Rama e Meta si nuk prononcohen apo ne te shqiperse nuk jemi shqipetar.

  4. Duhet kerkuar nga te gjith fatkoret shqiptar e jo vetem nga Thaci. Ajo ka ofenduar gjith shqiptaret e jo vetem ata te Kosoves. Eshte e disata her qe ajo i karakterizon shqiptaret si kafsh te zbritur nga mali. Duhet reagim i fort se e ka ber rruge kjo bushter lesbike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *