• |
ide | kryesore

Vetting-u në Polici, Komisioni i Vlerësimit nis shqyrtimin e 45 dosjeve të para

Lajme



Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut.

Nga informacionet paraprake të bëra të ditura nga Ministria e Brendshme, njoftohet se 31 prej subjekteve të vlerësimit shërbejnë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 12 të tjerë janë punonjës në SHÇBA, ndërsa 2 prej tyre janë pjesë e strukturave të Gardës.

Pas tërheqjes së dosjeve të vetë-deklarimit, Komisioni i Jashtëm ka nisur fazën e pare të vlerësimit, që konsiston në shqyrtimit e deklaratave, në kërkimin e informacioneve dhe në kryerjen e verifikimeve përkatëse.

Sipas procedurave të parashikuara nga ligji, pas procesit të hetimit administrative mbahet një seancë e hapur dëgjimore për secilin prej subjekteve.



1 Comment

  1. do ti zgjedh ter shoket e frrokut,ndokes geron e fatmir xhafes olsi,gregor e edvin rames,roshit e doshit,shullazit e balilit,saje qorrit e xhelilit.e pat poli -qirit e shtetit dhe prokuroria zyrat e tyre i kishin ber pab e kafene ku vodka e wiski caktonin denimet per protestuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *