• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Kinë, në fushë me 3 portierë për të mundur Cannavaro: ai fiton 5-0…

Sport, Video



Nga Kupa e Kinës vjen historia që futet direkt në analet e historisë së futbollit, një rekord i vërtetë, dicka që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë: për ndeshjen kundër Guangzhou Evergrande të drejtuar nga Fabio Cannavaro, në fakt, tekniku i Beijing Renhe ka rreshtuar njëkohësisht 3 portierë, një mes shtyllave e dy në sulm (në total 4 në fushë me gjithë atë të Guangzhou).

Një zgjedhje që mund të duket një cmenduri e vërtetë, sidomos duke marrë në konsideratë që në fund skuadra e Cannavaro ka fituar me goleadë për 5-0, por ka një motiv: Beijing Renhe ka vendosur të sakrifikojë vullnetarisht ndeshjen e Kupës për tu përqendruar tek kampionati e u prezantua në ndeshje me vetëm 14 lojtarë. Ndër të tjera, me rregullore cdo skuadër duhet të rreshtojë në fushë një numër të caktuar under-23 e kështu duke zëvendësuar dy në fushë, tekniku Aleksandar Stanojevic, iu desh të aktivizonte dy të tjerë të të njëjtës moshë sipas rregullores (dy portierët).

Sa për saktësi të gjithë golat e skuadrës së Cannavro kanë ardhur kur të dy portierët, që u rreshtuan në sulm, ishin akoma në pankinë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *