• |
ide | kryesore

Video/ Këpuca e Artë bëhet qesharake në fund…si gjithnjë: shikoni si e fiton Reginaldo

Sport, Video



Sulmuesi i Kukësit, Reginaldo, është Këpuca e Artë e edicionit 2018-19, duke shënuar 13 gola, një më shumë se Edon Hasani i Tiranës, që e mbylli në kuotë të barabartë golash me Vasil Shkurtaj po të Kukësit. Të tre pretendentët kanë shkuar në gol javën e fundit, ku si zakonisht cështja e golshënuesit bëhet qesharake. Mozambikasi ka realizuar dy herë kundër Kastriotit, që në momentin kur Tirana ka shënuar golin e sigurisë në ndeshjen me Flamurtarin, është bërë shumë tolerant e mirëkuptues, aq sa Bojom mund të mbetet në histori si mbrojtësi më dashamirës ndaj sulmuesve.

Lojtari i Kastriotit kërcen vetëm që të mos pengonte Reginaldon të shënonte në portën që duhet të mbronte, në mënyrë që në shtesë, mozambikasi të kalonte Hasanin dhe Shkurtaj, që kishin realizuar nga një gol e për fat nuk këmbëngulën për të shëmtuar edhe më shumë garën, që pothuaj cdo vit ka fund të njëjtë: porta që hapen, mbrojtës që ndihmojnë dhe portiere që nxjerrin vazhdimisht topin nga rrjeta… Por ndoshta sulmuesit e lënë gjithnjë për në fund të shënojnë golat më të shumtë…

Precedentët nuk mungojnë, madje duke arritur deri tek anullimi i dorëzimit të trofeut për lojtarët, si ndodhi për Mustafa Agastrën në sezonin 2013-14, në Kategorinë e Parë. Sulmuesi i Tërbunit kishte shënuar deri para ndeshjes së fundit 16 gola, ndërsa rivalizonte me Albion Bllokun e Kamzës dhe Jasmin Raboshtën e Butrintit, që kishin shënuar një gol më shumë. Por javën e fundit, në humbjen 6-5 me Kamzën, pesë golat e pukjanëve u shënuan nga Agastra. Në përfundim të sezonit 2011- 2012, Etika ka anuluar “Këpucën e Artë” edhe për Kategorinë e Parë, por edhe Superioren, duke ndaluar Roland Dervishin të Shkumbinit dhe Kreshnik Ivanaj të Burrelit ti gëzoheshin trofeut, pasi në javën e fundit shënuan respektivisht tre dhe gjashtë gola.



1 Comment

  1. Kampionat plehrash ne nje federate leshi! Edhe goli i pare i Kastriotit ishte e lene vete nga Kukesi. Nejse, rendesi ka qe mori trajstat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *