• |
ide | kryesore

Video/ Përfundon kampionati pa surpriza: Tirana shpëton ‘bindshëm’, Laçi mban sytë nga dënimet e të tjerëve

F1, Sport, Video



36 javë kampionat janë mbyllur me të gjitha verdiktet të dhënë, pothuajse. Zona Europiane e renditjes ka nevojë për përditësim, pas finales së Kupës së Shqipërisë mes Kukësit e Tiranës dhe vendimeve që do të rrjedhin nga CAS dhe UEFA mbi ankimimin e Skënderbeut dhe mungesën e licensimit të Flamurtarit. Java e fundit përvec 11 golave solli përmbysje të papritura dhe tre fitore të vendasve dhe një barazim, me vetëm dy gola të shënuar nga skuadrat udhëtuese.

Tirana kishte nevojë për një pikë kundër Flamurtarit për të shpëtuar: mori tre dhe shënoi tre përballë një skuadre pa ambicje si ajo vlonjate, që gati iu gëzua mbijetesës së bardhebluve po aq sa ata vetë. Në fund të fundit, një vit pa pagesa, e megjithatë në lojë për Europën, sipas renditjes duke folur. Vlonjatët mbeten të katërtit, ndërsa Tirana kalon edhe Luftëtarin, që barazohet në fund nga Partizani, në ndeshjen në Gjirokastër.

Golat e Tiranës i hoqën dëshirën edhe Kastriotit për të luftuar deri në fund. Në avantazh në ndeshjen me Kukësin, me golin e Ymeraj, krutanët e Devollit lëshuan në fund, duke i dhënë mundësinë Bluve të ruanin vendin e dytë. Sapo u fut në fushë portieri i dytë Puja, Kastrioti pëson dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes, duke e përshëndetur Superioren, pasi i dha jete një gjysëm të dytë të jashtëzakonshëm të kampionatit.

Kukësi i dyti me 59 pikë, i friksësohej presionit të Teutës, që në fakt pikërisht në shtesë shënoi dy gola kundër Lacit (do kishin ndërruar vendet nëse Kukësi nuk fitonte), duke siguruar prezencën në Europa Leagua sezonin e ardhshëm. Ky ishte misioni i Teutës së Bledi Shkëmbit, që në startin e sezonit dhe pas 36 javësh durrsakët e përmbushin, duke u renditur të tretët, pas fitores in-extremis kundër Lacit. Në Niko Dovana Shkëmbi pati luksin të kishte përballë një kundërshtar që kishte hequr dorë nga rezultati i fushës, duke qenë se nuk mund të kalonte apo zbriste asnjë pozicion dhe shanset për Europën ia ka lënë në dorë penalizimeve dhe licensimeve.

Luftëtari dhe Partizani ndajnë një barazim paqeruajtës, që nuk i shqetëson ditën gjirokastritëve përpara publikut të shtëpisë dhe nuk i prish statistikat kampionëve të rinj të vendit, që barazuan golin e Chanti në minutën e 9, me shkodranin Cinari në minutën e tretë shtesë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *