• |
ide | kryesore

Video/ Shampanjë mbi Sarri: festa e çmendur e Chelsea në dhomat e zhveshjes

Sport, Video



Një triumf si ai në Europa League, duke mundur 4-1 në finale Arsenal, nuk mund të kalohej pa një festë të denjë për rëndësinë e këtij trofeu. Jo vetëm si një arritje e rëndësishme për klubin e Chelsea, por edhe si një dhuratë, me shumë mundësi, lamtumire, për protagonist absolutë të këtij sezoni me luhatje të Blues.

Maurizio Sarri kërkonte këtë trofe, të parin personal për të, si një përgjigje për të gjithë ata që kritikuan mënyrën e tij të lojës “Sarri ball”. Mund të jetë e fundit ose jo me londinezët, kjo mbetet për tu parë, por shampanja e derdhur mbi trajnerin Italian, konfirmoi si skuadra i ka qendruar e bashkuar gjatë gjithë sezonit pavarësisht gjithckaje.

Futbollistët e festuan triumfin në Europa League, sapo shkuan në dhomat e zhveshjes, ku një tjetër emër mund ti jetë bashkuar grupit për herë të fundit. Pikërisht Eden Hazard, autor i dy golave dhe MVP i ndeshjes, që do të largohet nga Stamford Bridge, është lëshuar plotësisht në emocionet e një Kupe që këtë herë vlen edhe më shumë…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *