• |
ide | kryesore

Zbulohet PROJEKTI/ Veliaj rrëzon variantin e Gjiknurit për “Sheshin Shqiponja”

Lajme, Të fundit



Në nëntor 2018 u prezantua projekti i Unazës së Madhe për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri tek “Sheshi Shqiponja”. Shpejt u zbulua një aferë korruptive, pasi tenderi ishte fituar me dokumente false nga kompania fantazmë “DH Albania”. Për këtë çështje vijojnë hetimet ndërsa banorët e zonës që preken nga projekti vijojnë të protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Nëse për muaj të tërë në terren nuk po lëviz asnjë lopatë dhe tenderi është anuluar dy herë nga ARRSH-ja, papritur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj doli para medieve bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belindja Balluku dhe prezantoi projektin e ri të rrethrrotullimit të Sheshit Shqiponja, një nga nyjet më të rëndësishme të hyrjes në kryeqytet. Çuditërisht projekti nuk është bërë nga ARRSH-ja, por nga bashkia e Tiranës dhe ka rrëzuar totalisht idenë e mbrojtur kur ministër i Infrastrukturës ishte Damian Gjiknuri.

Veliaj tha se “propozimi i sotëm është ndryshe nga i mëparshmi, sepse rrethrrotullimi do jetë nëntokë dhe jo mbitokë. Kemi parasysh rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi”, – tha Veliaj sulmoi edhe protestuesit e Unazës së re duke thënë se “Projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë dhe se qyteti nuk mund të mbetet peng i një grupi të vogël njerëzish, që kanë zgjedhur t’i shërbejnë politikës”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se “e parë në anën teknike, për sa kohë sigurohet rrjedhshmëri e pandërprerë e trafikut dhe zgjidhet problemi i ngërçit që kemi pasur deri më sot, orët e gjata të pritjes nëpër semaforët apo shkëmbimi me mirëkuptim rreth “Shqiponjës”, gjithçka duket në vendin e duhur. Nga ana vizuale, kjo është Tirana, duket si një pjesë e sheshit “Skënderbej”, që është spostuar në hyrje të saj”, – tha ministrja.

Por Veliaj dhe Balluku nuk thanë asgjë më tepër se kush do ta bëjë tenderin e ri dhe sa do të kushtojë ky projekt. Tenderi i mëparshëm ka qenë 20 milionë euro vetëm për rrethrrotullimin “Shqiponja” dhe 20 milionë të tjera për segmentin e autostradës (2 km) deri tek Shkolla Teknologjike. ©LAPSI.al

PROJEKTI I VELIAJT

PROJEKTI I GJIKNURIT

 



3 Comments

  1. Projekti eshte bere nga e njejta studio qe e beri dhe rradhen e pare.
    Por pse nuk jepen shpjegime per gjith ate abuzim te Gjiknurit me DH Albania ?
    Megjithate shpresojme qe te tilla punime te behen nga kompani prestigjioze qe jane me emer pozitiv ne tregun nderkombetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *