• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Spalletti largohet nga Inter, presidenti Zhang e nderon: “Do të jesh gjithnjë trajneri im”

Sport



Largimi i Luciano Spalletti është tashmë zyrtar. Inter ka konfirmuar vendimin për të ndarë rrugët me teknikun, duke i hapur rrugë projektit të ri me Antonio Conte. E megjithatë, në faqen zyrtare të numrit 1 të klubit është shfaqur një përshëndetje e bukur e presidentit Steven Zhang, që ka dashur ti japë vlerësimin e tij, njeriut që udhëhoqi zikaltrit në rikthimin në Champions League.

Presidenti Zhang ka shkruar një mesazh të ndjerë, shoqëruar nga një foto me teknikun sapo të shkarkuar: “Një trajner, një mësues, një mik. Ke dhënë gjithnjë maksimumin, në shi apo në diell. Këto dy vite kanë patur shumë rëndësi për Inter e për rritjen time personale. Nuk do të harroj kurrë dedikimin tënd për këtë skuadër e të falenderojmë të gjithë nga thellësia e zemrës. Një herë që ke qenë trajner i Inter, do të jesh gjithnjë trajneri im. Faleminderit Mister Spalletti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *