• |
ide | kryesore

Rikthimet me peshë: Roshi e Abrashi “Jemi gati për Islandën”

F1, Sport



Një nga pikat delikate të Kombëtares në Nation League ka qenë pikërisht dëmtimi i lojtarëve të rëndësishëm. Atë që vuajti Christian Panucci duket se ka fatin të mos e provojë Edy Reja, që në debutimin e tij për sfidën me Islandën rigjen dy pedina fondamentale si Odise Roshi e Amir Abrashi, që në konferencën për shtyp kanë hequr cdo dyshim për formën e tyre fizike, duke u vënë në dispozicion të teknikut. “Duhet të gjithë të jemi gati për Kombëtaren – tha Abrashi -. Duhet të jap 100% dhe ai që nuk luan. Po mos isha gati nuk kisha ardhur këtu. Jam gati për të ndihmuar ekipin dhe Rejën. Unë jap maksimumin. Më pas vendos trajneri”.

Për Roshin nuk është problem ndryshimi i skemës në 3-5-2. “Kemi lojtarë të mirë, kualitet të mirë. Po e bëjmë çdo ditë ketë skemë. Unë jam i kënaqur, duhet të punosh shumë në të dyja fazt, edhe mund të fitojmë. Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë. Kam 2 muaj që kam filluar të luaj rregullisht. Ndihem mirë. Jam pothuajse 100%.”

Islanda është pika ku kualifikueset drejt Euro 2020 mund të ndryshojnë rrjedhë. Është një përballje tepër fizike dhe konsicioni i lojtarëve që Reja do të hedhë në fushë do të jetë shumë vendimtar. E megjithatë tek kuqezinjtë ekziston bindja për një rezultat pozitiv, me ndryshimin në pankinë, që ka sjellë tjetër atmosferë në grup. “Kanë pasur ekip të mirë, të fortë. I kam ndjekur edhe kundër Francës. Do të jetë ndeshje shumë e fortë me ta”, vlerësoi Roshi

Jo gjithcka shkon mirë në fakt për kuqezinjtë, që kanë humbur tre lojtarë të dëmtuar Binakun, Memushajn e Kumbullën, që do ta bëjnë Reja të ridizenjojë listën e tij, përpara se grupi të niset drejt Frankfurtit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *