• |
ide | kryesore

Basha: Të dielën grusht tiranisë, të rrëzojmë Ramën

Lajme, Të fundit



Nga ish-Kinostudio në Tiranë, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do të rrëzohen të dielën, kur do t’i jepet grusht tiranisë, do i jepet “grusht” të gjithëve atyre që qëndrojnë pas kryeministrit e që janë përfshirë në vjedhje votash.

“Vangjush Dako dhe Taulant Balla janë kapur duke vjedhur votat me Niçet. Në krye të vendit është një njeri që ka kapur gjithçka dhe fut në burg njerëzit e ndershëm, profesionistët. Si ushqim qensh është për të vota e shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërsa në Prokurori shtrihet dora për të vjedhur e grabitur. Ka vetëm një forcë që do ta ndalojë e ajo është forca që derdhet në bulevardin e Kombit, javë për javë më e vendosur.  Është edhe bashkimi, edhe shpresa për më mirë . Sot që na ndajnë vetëm 2 ditë nga protesta, mund të them se sot është dita për të luftuar për qytetin tonë, kryeqytetin tonë, shtetin tonë. Asnjë çast të mos ndalojmë për t’i dhënë grusht tiranisë ditën e diel, për të fituar populli i bashkuar”, tha Basha.

Kryetari i PD shtoi se shumë qytetarë e kanë pyetur se kur do ta rrëzojnë Edi Ramën.

“Qytetarët më kanë thënë shpesh ‘Kur do ta rrëzoni, kur do ta hidhni”. Sot jam këtu në Tiranë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Përgjigjen po e jap unë: Ejani të dielën në orën 19.00, ejani me ne, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë nga kjo bandë kriminelësh. Protesta dhe bashkimi popullor janë rruga e vetmja e rrëzimit të së keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet.

Prindërit, në cilin vend mund të ulin kokën, kur një njeri i vendit me dekret kundër Kushtetutës, iu merr me një dorë taksat për të ndarë paratë me oligarkët. Kjo është babëzi kriminale. Ka dy rrugë, të hamë turpin me bukë përpara fëmijëve tanë apo të përballemi përditë, orë e minutë derisa ta largojmë këtë bandë. Është në dorën e njerëzve. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kur dogjëm mandatet dhe u rreshtuam përballë popullit. Kurrë më shumë se sot nuk ka qenë në dorën tuaj rrëzimi i një kaste të korruptuar”, u shpreh Lulzim Basha.



21 Comments

  1. Po me mire Kur ja nxjerr shpirtin ketyre kelyshve rilindas..Mbaje fjalen merja c‘do qindarke qe kane e Po vjedhin

  2. Une e kuptoj qe per te mbledh njerez duhet ti motivosh dhe tju japesh maximumin . Por , Kujdes me keto qe thua , se pas disa thirrjeve ujku ujku me vone kur duhet ta beshe me gjithe mend nuk do kesh mbeshtetes .
    Gjella me kripe dhe kripa me karar . Me shume sesa do ta rrezojme jepu njerezve garanci qe ti nuk do behesh si ai i gjati . Bej ndryshimet , shkruaji te zezen mbi te bardhe , na jep besim dhe do ta kuptosh se djali i Anetes eshte (gia) i rrezuar .

  3. Nuk rrezohet, se ska kush te vije ne vend te tij, se ti Lul je me keq se ai. Keshtu qe mire jemi keshtu sic jemi. Vazhdo rrezoje cdo te shtune ti.

  4. Une i qendroj idese se sa here mblidhen 50 mije njerez ne shesh simbolikisht qeveria bie. Nuk ka sheshe qe mbushen kaq shume ne vende me madhesine e shqiperise. Cdo proteste e madhe Ramen e deligjitimon ne syte e shumices se shqiptareve dhe te botes. Prandaj ne ne cdo fundjave proteste ai ne nje fare kuptimi bie. Pune e tij qe e ha turpin me buke.

      1. Rrot je ti qe nuk kupton pse njerezit vetem shtohen edhe pse Rama nuk rrezohet. Njerezit e kuptojne simboliken dhe nuk presin qe rames t’i pritet koka edhe pse duket si e vetmja menyre per ta bere ta reflektoje. Ato e dine qe cdo proteste eshte si t’i rrasin ne fyt 200 paketa cigare apo overdoze kokaine qe kupton me mire ai. Pra i marrin oksigjenin dhe i shkurtojne jeten. RR.K si puna juaj i kuptojne gjerat vetem pasi ndodhin.

        1. Po ik o bole se vec bathore paskuqan e ish administrate je aty. Qytetare normale ska se e kemi provuar dhe monen dhe lulin. Ska shprese me ta i kemi provuar. Duhen ftyra te reja

  5. Nuk motivon me shpellare e cecene me po te njejten fjale cdo jave o lulu,ti thua sikur ke mbaruar per juridik dhe ti e di mire qe rama nuk rezohet nga lokalet e kinostudios o loqe qe kurre nuk u poqe

  6. Grusht shteti se tirani nuk ka, perkundrazi ka liberalizem se po te dhunoje policine dhe institucionet shteterore p.sh. ne Amerike kushedi se sa plumba do te hanit bytheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *